LAJMI I FUNDIT:

BDI: VLEN ka mashtruar qytetarët për “Ballkanin e Hapur”

BDI: VLEN ka mashtruar qytetarët për “Ballkanin e Hapur”

Bashkimi Demokratik për Integrim ka përmendur premtimin parazgjedhor të koalicionit VLEN për largimin e Maqedonisë së Veriut nga “Ballkani i Hapur”.

Nga BDI thonë se VLEN ka mashtruar votuesit, pasi siç thotë, tani e shohin si një projekt si një projekt pozitiv dhe Shkupi dhe Beogradi janë shndërruar në partnerë strategjik në rajon.

“Deri sa ishin në opozitë, partitë e koalicionit vlen bënë betimin e madh: Ditën e parë në pushtet, do ta tërheqim Maqedoninë e Veriut nga Open Balkan! Me këtë premtim mashtruan votuesit, e përdorën si armë politike për të sulmuar qeverinë e mëparshme, organizuan një fushatë të egër duke e etiketuar këtë iniciativë si të dëmshme për vendin dhe si një projekt antikombëtar sipas kahjeve të Albin Kurtit”.


“Por sot, në pushtet, pa legjitimitet, jo vetëm që nuk e kanë tërhequr vendin nga Open Balkan, por qeveria e tyre tani e sheh atë si një projekt pozitiv dhe Shkupi dhe Beogradi janë shndërruar në partnerë strategjik në rajon. Ata tani kanë partner kryesor Ivan Stoiljkovic, përfaqësuesi më ekstrem i interesave ruse dhe serbe në Maqedoninë e Veriut!

“Dikur e quanin Open Balkan një tradhti kombëtare, sot ministrat e tyre janë duke përgatitur dokumentet dhe duke zbatuar politikat e kësaj iniciative! Si quhet kjo? Hipokrizi e paskrupullt, mashtrim i turpshëm ndaj qytetarëve apo tradhti ndaj parimeve dhe premtimeve elektorale! Ky pushtet e ka humbur çdo kredibilitet! Kjo qeveri nuk ka as parime, as integritet, as dinjitet!”

“Nuk ka asnjë fjalë që mund ta shfajësojë këtë tradhti ndaj votuesve, ndaj shtetit dhe ndaj interesave kombëtare!”, thonë nga BDI.

Në trend Lajme

Më shumë
Sondazhi i parë i Valicon për zgjedhjet e 9 shkurtit, këto janë rezultatet

Sondazhi i parë i Valicon për zgjedhjet e 9 shkurtit, këto janë rezultatet

Lajme
Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi

Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi

Lajme

"Burgim i përjetshëm", avokati Syla: Në aktakuzë Naim Murseli konsiderohet si bashkautor, jo porositës

Lajme
Feride Rushiti nominohet për Çmimin Nobel për Paqe 2025

Feride Rushiti nominohet për Çmimin Nobel për Paqe 2025

Lajme
Edi Rama: I hapëm derën një familjeje të shpërngulur nga Gaza, një fëmijë kishte nevojë për mjekim

Edi Rama: I hapëm derën një familjeje të shpërngulur nga Gaza, një fëmijë kishte nevojë për mjekim

Lajme
“Sonte ke rastin, nëse s’më beson…”, zbulohen mesazhet mes autorit të kamufluar si vajzë dhe viktimës Ramzan Mataj

“Sonte ke rastin, nëse s’më beson…”, zbulohen mesazhet mes autorit të kamufluar si vajzë dhe viktimës Ramzan Mataj

Lajme
Kalo në kategori