LAJMI I FUNDIT:

LVV vazhdoi fushatën në Mitrovicë, Kurti theksoi angazhimin për zhvillim dhe sovranitet

LVV vazhdoi fushatën në Mitrovicë, Kurti theksoi angazhimin për zhvillim dhe sovranitet

Lëvizja Vetëvendosje, mbrëmë vazhdoi në Mitrovicë ritmin e fushatës për zgjedhjet e 9 shkurtit 2025, duke mbledhur qindra qytetarë.

Në këtë ngjarje, qytetarët e Mitrovicës shprehën mbështetje të fortë për përkushtimin e qeverisë për zhvillim, sovranitet dhe rend në vend.

Kryetari i Qendrës së Mitrovicës dhe kandidati për deputet, Armend Muja, uroi mirëseardhje të pranishmëve dhe theksoi se Mitrovica dhe veriu i Kosovës janë thelbësore për stabilitetin dhe zhvillimin e vendit.


Sipas njoftimit për media thuhet se Muja ritheksoi angazhimin e palëkundur për zhvillimin e këtyre rajoneve dhe avancimin e sovranitetit të Kosovës.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, mori mbështetje të jashtëzakonshme nga të pranishmit, duke folur për progresin në vendosjen e rendit dhe ligjit. Ai tha se përpjekjet për zhvillim vazhdojnë të jenë të fokusuar në çdo cep të Kosovës.

Në këtë ngjarje, Faton Peci, ministër i Bujqësisë dhe njëkohësisht kryetar i Partisë Guxo, theksoi se ditët e mira për Mitrovicën kanë ardhur me qeverisjen e Kurtit dhe se do të vazhdojnë të përmirësohen në gjithë Kosovën.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, theksoi angazhimin për drejtësi dhe barazi, duke nënvizuar se qeveria e drejtuar nga Albin Kurti do të vazhdojë të punojë për të avancuar sistemin e drejtësisë dhe për të siguruar zhvillimin e shoqërisë.

Kryeministri Kurti, i cili u prit me ovacione nga qytetarët, u shpreh se, me unitetin e qytetarëve, Kushtetuta dhe sovraniteti i Kosovës janë të paprekshme. Ai kritikoi opozitën për premtimet boshe dhe theksoi se populli i Kosovës nuk pranon më mashtrime dhe hajninë.

“Në fjalimin e tij, Kryeministri Kurti citonte rilindasin shqiptar Faik Konicën, duke e përmendur ndarjen mes kombëtarëve dhe zuzarëve. Ai përmendi se ky është një moment për të mbështetur vlerat kombëtare dhe për të siguruar një të ardhme më të mirë për Kosovën.

Në fund të ngjarjes Kurti dhe kandidatët e tjerë të Lëvizjes Vetëvendosje ftuan qytetarët të mbështesin zgjidhjen e vetme të shëndetshme për zhvillimin e vendit – Lëvizjen Vetëvendosje me numrin 118 në zgjedhjet e 9 shkurtit”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çfarë ndodh me trupin nën ndikimin e anestezisë, çfarë përbërje ka dhe pse i humbasim ndjenjat? Të gjitha i sqaron anesteziologu Gazmend Spahija

Çfarë ndodh me trupin nën ndikimin e anestezisë, çfarë përbërje ka dhe pse i humbasim ndjenjat? Të gjitha i sqaron anesteziologu Gazmend Spahija

Shëndetësi
E zhdukur nga nëntori i 2024-së, Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për gjetjen e Arianita Gajtanit

E zhdukur nga nëntori i 2024-së, Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për gjetjen e Arianita Gajtanit

Kronika e Zezë

"Shqiptarët i shihni me lupë, për serbët i mbyllni sytë" - aksioni simbolik në Bujanoc ndaj dënimeve të padrejta për shqiptarët

Lugina
Sekuestrohen edhe 400 mijë litra naftë kontrabandë në Portin e Durrësit, anija vinte nga Tunizia

Sekuestrohen edhe 400 mijë litra naftë kontrabandë në Portin e Durrësit, anija vinte nga Tunizia

Lajme
U dyshua për vjedhje, gruaja paraqitet vetë në polici

U dyshua për vjedhje, gruaja paraqitet vetë në polici

Lajme
Kosova mbulohet nga bora, meteorologu Rugova: Temperaturat në zonat malore pritet të ulen deri në -12°C

Kosova mbulohet nga bora, meteorologu Rugova: Temperaturat në zonat malore pritet të ulen deri në -12°C

Lajme
Kalo në kategori