LAJMI I FUNDIT:

Prishtina fiton në fund dramën ndaj Borës

Prishtina fiton në fund dramën ndaj Borës

Në një ndeshje me shumë emocione e dramë deri në fund, Sigal Prishtina arriti fitore ndaj Borës me rezultat 86:83 (24:19, 18:22, 23:22, 21:20), në javën e 16-të të ProCredit Superligës.

Në çerekun e parë, Bora kishte epërsi të lehtë, 2:7, por bardhekaltrit u rikthyen shpejt, për të fituar këtë pjesë 24:19. Vendasit vazhduan me lojë të mirë për të thelluar epërsinë në 35:24, por mysafirët u rikthyen shpejt, për të përmbysur shifrat në 39:41, derisa pjesa e parë u mbyll 42:41.

Në periodën e tretë u zhvillua tërësisht lojë e barabartë, 23:22, ku shifrat në semafor pas 30 minutash ishin 65:63. Në dhjetë minutat e fundit u zhvillua dramë deri në sekondat e fundit. Prishtina kishte epërsi 75:65, por Bora nuk u dorëzua dhe riktheu epërsinë në të mirë të saj, 78:81, duke bërë që fituesi të vendosej në fund.


Bora ishte duke fituar 80:83, por në momentet vendimtare, Sigal Prishtina ishte më e vëmendshme, me gjashtë pikë radhazi për fitoren 86:83.

Te vendasit u dalluan Ricky Tarrant me 25 pikë e pesë asistime dhe Rashid Mahalbashiq me 22 pikë e shtatë kërcime, ndërsa te mysafirët u dalluan Desmond Cambridge Jr me 26 pikë, shtatë kërcime e shtatë asistime dhe Adem Mekiq me 17 pikë e tetë kërcime.

Sigal Prishtina ka tetë fitore e tetë humbje, ndërsa Bora pesë fitore e 11 humbje. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Trajneri i Ligës Premier reagon pas lajmeve se do ta zëvendësojë Ancelottin tek Real Madridi

Trajneri i Ligës Premier reagon pas lajmeve se do ta zëvendësojë Ancelottin tek Real Madridi

Ndërkombëtare
Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Liga e Kampionëve
Zbulohet shifra e saktë e parave që Barcelona ka paguar për transferimin e Pedrit

Zbulohet shifra e saktë e parave që Barcelona ka paguar për transferimin e Pedrit

La Liga
Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

La Liga
Messi emëroi 10 bashkëlojtarët më të preferuar në karrierën e tij

Messi emëroi 10 bashkëlojtarët më të preferuar në karrierën e tij

Ndërkombëtare
Shorti vuri Real Madridin përballë Atleticos - reagon Sergio Ramos

Shorti vuri Real Madridin përballë Atleticos - reagon Sergio Ramos

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori