Kryeministri Edi Rama, u është drejtuar të dielën qytetarëve me një mesazh dhe reagim sa i përket akuzave të ngritura nga opozita për përfshirjen e vëllait të tij Olsi Rama në dosjen “Xibraka.”
Kreu i qeverisë tha ndër të tjera se deri më tani kishte refuzuar të komentonte për këtë çështje, pasi siç u shpreh, ka pritur verdiktin e drejtësisë.
“Pra, me fakte e me prova, jo me hamendësime e me fabrikime, është katërcipërisht e qartë, se im vëlla u përdor si mish për top, për të më goditur dhe rrëzuar mua në sytë e opinionit publik. Tani, kjo nuk është goditja e parë e këtij lloji për mua – s’ka se si të jetë as e fundit – nga një parti e ashtuquajtur demokratike, që është pengu historik i një katrani me bojë, i cili e ka kapur për fyti atë parti, qysh në lindje të saj dhe e ka përdorur si një zorrë private, për të jashtëderdhur në publik të gjitha nevojat e një lufte politike vulgare, pa asnjë respekt për të vërtetën, për njeriun, për Shqipërinë dhe gjuhën shqipe…,” shtoi Rama.
Rama theksoi se i vëllai është në punën e tij, dhe se asnjëherë nuk ka kërkuar dhe as nuk ka përfituar asnjë favor për shkak të kryeministrit.
Të njëjtën gjë, kreu i qeverisë theksoi edhe për bashkëshorten Linda, dhe për vajzën e tyre për të cilat theksoi se asnjëherë nuk janë gjendur në situata ku mund të kenë pasur konflikt interesi.
Më këtë rast, sqaroi edhe akuza të tjera të ngritura nga opozita ndër vite ndaj tij.
“Më kanë bërë skifozren, e kanë fabrikuar edhe kartelën. Nuk kam pasur, asnjë herë probleme të shëndetit mendor. Jam akuzuar nga një katran i madh, me diplomë mjeku. Më kanë bërë me 200 apartamente në Shqipëri dhe Evropë. Nuk kam dashur të kem apartament tjetër. Ashtu i shihja gjërat kur isha i ri. Doja të isha i lirë nga çdo pronë e patundshme. Kur na bekoi zoti me një fëmijë tjetër, bëmë një shtëp itonën. Më kanë bërë me saraje.
Jo, ajo shtëpi nuk ka lidhje me sarajet. Çerek shekulli akuze, pa asnjë çerek prove. Kush më njeh, e di se paraja nuk ka qenë tundim i madh. për mua. Le të gjejnë një kokërr leku, një dëshmitar. Një fakt të vetëm që të provojë që nuk jam ky që jam. Pastaj iki vetë unë. Nuk kanë gjetur dhe nuk kanë për të gjetur asgjë. Më kanë bërë proderues droge. Jo, nuk jam përdorues. Më kanë bërë kriminel. Jo, nuk kam bërë asnjë krim. Më kanë bërë blerës votash. Krimi nuk vendos më asgjë në këtë Shqipëri që udhëhiqet nga PS….”, tha Rama./A2CNN/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Reshje bore dhe erë e fortë në Qafë të Qarrit, qarkullimi i mjeteve i vështirësuar
Diaspora shqiptare e interesuar për të votuar, në më shumë se 24 orë kanë aplikuar 5156 emigrantë
Droga nga Amerika Latine në portet italiane, SPAK identifikon të tjerë shqiptarë të përfshirë
Mbi gjysmë milioni euro për restaurimin e shtëpisë së Xhafer Devës, historiani Kelmendi: Thuajse asgjë s’ka mbetur nga origjinali
Fushata zgjedhore e koalicionit AAK-Nisma dhe të tjerët nis me kritika të ashpëra ndaj Kurtit
"Më kanë bërë dhunues grash, drogaxhi, hajdut” - Rama, qytetarëve: Mbylljani derën në zgjedhje këtij llumi e këtyre shpifësve
Qytetari ia bën një pyetje Enver Hoxhajt para fillimit të tubimit në Prishtinë, kjo është përgjigja e tij
Kamionit të bllokuar në terminal i këputet litari i metaltë, arrestohet shoferi i kamionit
Ambasadori gjerman flet për dialogun: Zgjidhjet politike, çelësi për një siguri të qëndrueshme në Kosovë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksident tragjik me autobus, të paktën dy të vdekur në Gjermani
Mbrëmë u eliminua nga Big Brother VIP Kosova, të nesërmen Rovena Stefa shfaqet duke pastruar borën nga shtëpia e saj në Bërnicë
Jack Smith jep dorëheqje nga Departmaneti amerikan i Drejtësisë
Ylli i Barcelonës mund të kalojë tek Man United në shkëmbim me Rashford
Publikohet rrëfimi i Gjestit: E kaluara e errët, nga largimi prej familjes deri te depresioni
Mbi gjysmë milioni euro për restaurimin e shtëpisë së Xhafer Devës, historiani Kelmendi: Thuajse asgjë s’ka mbetur nga origjinali