LAJMI I FUNDIT:

“Ne nuk duam të jemi amerikanë”, kryeministri i Grenlandës me deklaratë të fortë

“Ne nuk duam të jemi amerikanë”, kryeministri i Grenlandës me deklaratë të fortë

Shtetet e Bashkuara janë një aleat i fortë i Bashkimit Evropian dhe anëtari kryesor i NATO-s dhe shumë në Evropë u tronditën nga sugjerimi se një udhëheqës i ardhshëm i SHBA-së mund të konsideronte përdorimin e forcës kundër një aleati.

Kryeministri i Grenlandës ka deklaruar se njerëzit e territorit të Arktikut nuk duan të jenë amerikanë, por se ai e kupton interesin e presidentit të zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump për ishullin, duke pasur parasysh vendndodhjen e tij strategjike.

Komentet nga Mute B. Egede erdhën pasi Trump tha në fillim të kësaj jave se ai nuk do të përjashtonte përdorimin e forcës ose presionit ekonomik për ta bërë Grenlandën pjesë të SHBA-ve.


Trump tha se kjo ishte një çështje e sigurisë kombëtare për SHBA-në.

Egede pranoi se Grenlanda është pjesë e kontinentit të Amerikës së Veriut dhe “një vend që amerikanët e shohin si pjesë të botës së tyre”, por tha se nuk kishte folur me Trumpin që kur i bëri komentet, shkruan euronews, përcjell Telegrafi.

Bëhet e ditur se Egede ka bërë thirrje për pavarësi për Grenlandën, duke e cilësuar Danimarkën si një fuqi koloniale që jo gjithmonë e ka trajtuar mirë popullsinë indigjene.

“Grenlanda është për popullin grenlandez. Ne nuk duam të jemi danezë, nuk duam të jemi amerikanë. Ne duam të jemi grenlandezë”, tha ai në një konferencë shtypi së bashku me kryeministren daneze Mette Frederiksen në Kopenhagë.

Por, dëshira e Trumpit për Grenlandën ka ngjallur ankth në Danimarkë, si dhe në mbarë Evropën.

Megjithatë, Frederiksen tha se sheh një aspekt pozitiv në diskutim.

“Debati mbi pavarësinë e Grenlandës dhe njoftimet e fundit nga SHBA-ja na tregojnë interesin e madh për Grenlandën”, tha ajo.

“Grenlanda i përket grenlandezëve – askujt tjetër”, vazhdoi Frederiksen.

Ndryshe, Grenlanda ka një popullsi prej 57,000. Por është një territor i gjerë që posedon burime natyrore që përfshijnë naftë, gaz dhe elementë të rralla, të cilët pritet të bëhen më të aksesueshme me shkrirjen e akullit për shkak të ndryshimeve klimatike.

Ajo gjithashtu ka një vendndodhje strategjike kyçe në Arktik, ku Rusia, Kina dhe të tjerët po kërkojnë të zgjerohen. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
'Kutia e zezë' ndaloi regjistrimin katër minuta para rrëzimit - detaje të reja mbi aksidentin ajror në Korenë e Jugut

'Kutia e zezë' ndaloi regjistrimin katër minuta para rrëzimit - detaje të reja mbi aksidentin ajror në Korenë e Jugut

Botë
Imazhet nga hapësira tregojnë shtrirjen e zjarrit në Los Angeles

Imazhet nga hapësira tregojnë shtrirjen e zjarrit në Los Angeles

Amerika

"Ne nuk duam të jemi amerikanë", kryeministri i Grenlandës me deklaratë të fortë

Botë
Si mund të bëhet Grenlanda pjesë e SHBA-ve?

Si mund të bëhet Grenlanda pjesë e SHBA-ve?

Amerika
Qytetarët në mënyrë gjeniale penguan që shtëpia e fqinjit të merrte flakë në Los Angeles

Qytetarët në mënyrë gjeniale penguan që shtëpia e fqinjit të merrte flakë në Los Angeles

Amerika
SHBA-ja dhe Britania sanksionuan NIS-in, Vuçiq: Kërkohet largimi i plotë i Rusisë nga pronësia

SHBA-ja dhe Britania sanksionuan NIS-in, Vuçiq: Kërkohet largimi i plotë i Rusisë nga pronësia

Serbia
Kalo në kategori