LAJMI I FUNDIT:

Vullneti: Nëse do t’më pëlqente dikush këtu, Kosova po të çohej kundër, e kisha zënë

Vullneti: Nëse do t’më pëlqente dikush këtu, Kosova po të çohej kundër, e kisha zënë

Gjatë një momenti të diskutimit në Big Brother VIP Kosova, prezantuesi Alaudin Hamiti i bëri një pyetje Vullnetit.

“A do të ishte Xuxi në shijet e tua?”, pyeti ai, e Vullneti pa hezituar, i dha një përgjigje të sinqertë dhe të drejtpërdrejtë, duke thënë: “Jo”.

Ai theksoi gjithashtu se, po të kishte pëlqyer dikush brenda shtëpisë, do t’ia kishte thënë haptazi.


Foto: Screenshot/YouTube

“Jo kurrë. Po të më pëlqente, do t’ia kisha kërkuar edhe Drilonit dhe Leos”, shtoi Vullneti.

Ai e vazhdoi më tej duke u shprehur se, nëse do të kishte ndjenja për dikë, ai do të luftonte për këtë lidhje, pavarësisht kundërshtive që mund të kishte pasur nga të tjerët.

“Drilonit dhe Sarës i kam thënë dje në pishinë se, po të më pëlqente dikush, krejt shtëpia mund të çohej kundër meje, krejt Kosova mund të ishte kundër, ja e kisha zënë ja hiç. /Telegrafi/