LAJMI I FUNDIT:
Mitrovica 1° cloudy

“Trepça” i’a ndërpren marrëdhënien e punës edhe një punëtori tjetër

“Trepça” i’a ndërpren marrëdhënien e punës edhe një punëtori tjetër
Ndërmarrja publike "Trepça"

Gjatë ditës së sotme, ndërmarrja publike “Trepça” i’a ka ndërprerë marrëdhënien e punës punëtorit me inicialet A.V.

Sipas njoftimit, i njëjti ka kryer ka kryer shkelje të rëndë të detyrave të punës sepse nuk është paraqitur në punë që nga data 13.12.2024, shkruan Telegrafi.

“Pas mbajtjes së shqyrtimit publik, Komisioni Disiplinor ka vërtetuar se i njëjti ka kryer shkelje të rëndë të detyrave të punës nga neni 10 paragrafi 1 nën paragrafi 1.27 i Rregullores nr.prot: 2906 dt. 30.7.2020 për përgjegjësinë disiplinore dhe materiale të punëtorëve të Trepça Sh.A., për shkak se i njëjti që nga data 13.12.2024 nuk është paraqitur në punë e gjithë kjo bazuar në fletëparaqitjen me nr.prot:8189 nga Departamenti i Burimeve Njerëzore”, thuhet në njoftim.


Bëhet e ditur se për këtë arsye komisioni displinor ka marrë këtë vendim.

“Andaj, Komisioni Disiplinor ka sjellur vendim me nr.prot:164 të dt. 10.1.2025 dhe ka shqiptuar masën disiplinore ndërprerja e marrëdhënies së punës për z.A.V.”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/