LAJMI I FUNDIT:
Mitrovica 23° clearsky_day

‘Pereci’ i njohur mitrovicas – qytetarët mirëpresin rihapjen e furrës “Adriatiku”

‘Pereci’ i njohur mitrovicas – qytetarët mirëpresin rihapjen e furrës “Adriatiku”
Qytetarët pranë furrës "Adriatiku" në Mitrovicë. Foto: Blinera Mehmeti/Telegrafi

Gjatë prillit të vitit të kaluar është djegur furra e njohur  “Adriatiku” në Mitrovicë.

Kjo furrë ishte më e vjetëra dhe më e njohura në Mitrovicë, derisa qytetarët fituan besimin e tyre ndër vite tek cilësia dhe kualiteti i produkteve që ofronte kjo furrë, shkruan Telegrafi.

Djegia e furrës nuk nuk u mirëprit nga qytetarët e zonës.


Renovimi i furrës zgjati disa muaj, derisa rihapja e saj në dhjetor zgjoi përsëri entuziazmin e blerësve për të qenë sërish pranë këtyre produkteve.

Produktet e furrës “Adriatiku” në Mitrovicë. Foto: Blinera Mehmeti/Telegrafi

Kujtojmë që pikërisht nga kjo furrë e ka zanafillën edhe historia e “perecave” të njohur të Mitrovicës.

Qytetari, Zeqir Kurti për Telegrafin tha se është blerës në këtë furrë prej 60 vitesh, derisa tregoi se buka është cilësore, por ai i veçoi perecat.

Ai tha se ka parë blerës që kanë marrë numër të madh të perecave, duke kaluar kështu shifrën 100.

“Kam parë persona që kanë marrë deri 180 pereca, pastaj nga 40, 50 e 60 pereca”, u shpreh qytetari.

Blerësit duke pritur në radhë për t’u shërbyer me produktet e furrës. Foto: Blinera Mehmeti/Telegrafi

Sipas tij, rihapjen e furrës “Adriatiku” e ka mirëpritur gjithë qyteti.

“E kemi mirëpritur gjithë qyteti për shkak të bukës që është kualitet”, përfundoi qytetari. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
“Po na vijnë turistë byreku e kosi”, eksperti: Gjirokastra e Himara po braktisen

“Po na vijnë turistë byreku e kosi”, eksperti: Gjirokastra e Himara po braktisen

Lajme
Kryebashkiaku i New York-ut: Mezi pres të vij në Shqipëri, djali im dëshiron të pensionohet në vendin tuaj

Kryebashkiaku i New York-ut: Mezi pres të vij në Shqipëri, djali im dëshiron të pensionohet në vendin tuaj

Lajme
Toni Kroos po kthehet te Real Madridi

Toni Kroos po kthehet te Real Madridi

La Liga
Bellingham flet për turpin që po ndodh në Kupën e Botës për Klube

Bellingham flet për turpin që po ndodh në Kupën e Botës për Klube

Ndërkombëtare
Lyon nuk u mendua dy herë: Vjen vendim i shpejtë pasi ra në divizionin e dytë në Francë

Lyon nuk u mendua dy herë: Vjen vendim i shpejtë pasi ra në divizionin e dytë në Francë

Ligue 1
Si një 24-orësh i paqëndrueshëm e çoi Lindjen e Mesme drejt një armëpushimi?

Si një 24-orësh i paqëndrueshëm e çoi Lindjen e Mesme drejt një armëpushimi?

Azia
Kalo në kategori