LAJMI I FUNDIT:

Kuvendi i Kosovës pezullon punën një ditë para hapjes së fushatës zgjedhore

Kuvendi i Kosovës pezullon punën një ditë para hapjes së fushatës zgjedhore
Foto: Arkiv

Përderisa fushata zgjedhore e partive politike të regjistruara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) pritet të nisë nesër (11 janar), Kuvendi i Kosovës sot pezullon punën (10 janar), për zgjedhjet e rregullta që do të mbahen më 9 shkurt të këtij viti.

Violeta Haxholli nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) në një prononcim për Telegrafin ka thënë se nga sot funksioni i Kuvendit konsiderohet i pezulluar.

“Sipas Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Nenit 66, paragrafi 2, zgjedhjet e rregullta për Kuvend mbahen më së voni tridhjetë (30) ditë para përfundimit të mandatit.


Prandaj Kuvendi ende ka mandat deri me 21 mars 2025, por nuk mund të mblidhet në seanca dhe komisione pasi që Rregullorja e Punës së Kuvendit, Neni 13, paragrafi 3, e specifikon që Kuvendi e pezullon punën një ditë para fillimit të fushatës për zgjedhjet e rregullta për Kuvendin. Që do të thotë nga sot funksioni i Kuvendit konsiderohet i pezulluar”, ka thënë Haxholli.

Ndryshe, ky vendim është në përputhje me ligjet dhe rregulloret në fuqi, konkretisht me Nenin e 13-të të Rregullores së Kuvendit të Kosovës.

Sipas kësaj rregulloreje, Kuvendi i Kosovës është i detyruar që të pezullojë punën një ditë para fillimit të fushatës zgjedhore, por ka mundësi për thirrjen e seancave të jashtëzakonshme nëse është e nevojshme.

Siç specifikohet në paragrafin e 3-të të Rregullores, “Kuvendi e pezullon punën një ditë para fillimit të fushatës për zgjedhjet e rregullta për Kuvendin”.

Në këtë periudhë, partitë politike do të kenë mundësinë të përqendrohen në promovimin e programeve të tyre dhe të realizojnë aktivitete për mobilizimin e zgjedhësve.

Zgjedhjet e rregullta të përgjithshme janë planifikuar të mbahen më 9 shkurt 2025. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Kronika e Zezë
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

Lajme
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Lajme
I kërkuar për 15 raste të vjedhjeve, dorëzohet në polici i dyshuari në Pejë

I kërkuar për 15 raste të vjedhjeve, dorëzohet në polici i dyshuari në Pejë

Kronika e Zezë
​Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira

​Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira

Lajme
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Lajme
Kalo në kategori