LAJMI I FUNDIT:
Prizreni 4° fog

Prizreni themelon Këshillin Ekonomik Lokal për të përforcuar zhvillimin ekonomik

Prizreni themelon Këshillin Ekonomik Lokal për të përforcuar zhvillimin ekonomik

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se me vendim të kryetarit Shaqir Totaj është themeluar Këshilli Ekonomik Lokal. Në përbërjen e këtij trupi janë emëruar përfaqësues të komunitetit të biznesit.

“Këshilli do të merret ekskluzivisht me zhvillimin ekonomik dhe do të fokusohet në hartimin dhe implementimin e politikave dhe strategjive të zhvillimit ekonomik, një nga prioritetet kryesore të qeverisjes aktuale lokale”, thuhet në njoftimin e Komunës, raporton Telegrafi.

Aty gjithashtu theksohet se ky këshilli synon krijimin e një platforme të re bashkëpunimi mes qeverisjes lokale dhe sektorit privat si dhe krijimin e një mjedisi të favorshëm për zhvillim ekonomik të qëndrueshëm.


Njëri prej anëtarëve të këtij këshilli, afaristi Alajdin Fusha ka konfirmuar se ky trup do të mundësojë bashkëpunimin mes sektorit privat dhe qeverisë komunale për zhvillimin ekonomik lokal, duke shtuar se me këtë platformë të re, qyteti i Prizrenit synon të vendoset si një qendër e rëndësishme ekonomike dhe kulturore në nivel kombëtar dhe rajonal.

Sipas tij, një nga propozimet që do të kontribuojë në rritjen e dinamikës ekonomike të qytetit është organizimi i një aktiviteti unik “Shopping Fest”, raporton Telegrafi.

“Ky aktivitet synon të sjellë më shumë gjallëri në ekonominë lokale duke tërhequr turistë dhe blerës nga vende të ndryshme, si dhe të forcojë bashkëpunimin ndërmjet bizneseve lokale. Shopping Fest do të shërbejë si katalizator për promovimin e produkteve dhe shërbimeve lokale, duke krijuar një mjedis të favorshëm për rritjen e të ardhurave dhe gjenerimin e vendeve të reja të punës”, ka shkruar Fusha në rrjetet sociale.

Ai ka theksuar se një organizim i tillë do të shërbejë edhe si shembull i bashkëpunimit të suksesshëm ndërmjet qeverisë lokale dhe sektorit privat, për të përforcuar rolin e Prizrenit si një qytet inovativ dhe me vizion për të ardhmen. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Haradinaj reagon ndaj vendimit të OVL-UÇK-së: Dita e Pavarësisë nuk i takon vetëm veteranëve

Haradinaj reagon ndaj vendimit të OVL-UÇK-së: Dita e Pavarësisë nuk i takon vetëm veteranëve

Lajme
Përfundon numërimi i votave për deputetë në pesë komuna, vazhdon në 29 të tjera

Përfundon numërimi i votave për deputetë në pesë komuna, vazhdon në 29 të tjera

Politikë
“Ajo vajza të priste jashtë

“Ajo vajza të priste jashtë", Gjesti i përgjigjet Valbonës: Ajo jeton në iluzione, nuk janë të vërteta

Magazina
U mendua se vetëm një ndeshje, mësohet dënimi që Liga Premier ia ka dhënë Arne Slotit

U mendua se vetëm një ndeshje, mësohet dënimi që Liga Premier ia ka dhënë Arne Slotit

Premier League
Pasi i kritikoi zëvendëspresidenti amerikan, kundërpërgjigjet ministri gjerman i Mbrojtjes

Pasi i kritikoi zëvendëspresidenti amerikan, kundërpërgjigjet ministri gjerman i Mbrojtjes

Evropa
Zelensky pranon të takohet me Putinin - por vetëm me një kusht

Zelensky pranon të takohet me Putinin - por vetëm me një kusht

Evropa
Kalo në kategori