LAJMI I FUNDIT:

Amad Diallo vazhdon zyrtarisht bashkëpunimin me Man United

Amad Diallo vazhdon zyrtarisht bashkëpunimin me Man United

Anësori i Manchester United, Amad Diallo ka nënshkruar një kontratë të re që do ta mbajë atë në klub deri në qershor të vitit 2030.

22-vjeçari, reprezentues i Bregut të Fildishtë ka bërë përparim të rëndësishëm që nga bashkimi me Djajtë e Kuq në vitin 2021, duke bërë 50 paraqitje dhe duke shënuar nëntë gola.

Këtë sezon, Amad ka qenë në formë mbresëlënëse, duke shënuar gjashtë gola dhe duke kontribuar me shtatë asistime, duke e fituar atë dy herë çmimin Lojtari i Muajit të klubit.


Drejtori teknik i Manchester United Jason Wilcox shprehu kënaqësinë e tij për rinovimin e marrëveshjes me Amad, duke thënë: “Të gjithë janë të kënaqur me zhvillimin e Amad; cilësia e tij në top, shkathtësia dhe vendosmëria e bëjnë atë një pjesë kyçe të së ardhmes së Manchester United”.

Wilcox shtoi: “Vitet më të mira të karrierës së tij janë përpara tij, dhe ne të gjithë presim që të ndihmojmë Amad të arrijë potencialin e tij të jashtëzakonshëm dhe të arrijë sukses në klub në sezonet e ardhshme”. /Telegrafi/