LAJMI I FUNDIT:

Netanyahu i ftuar në përvjetorin e Aushvicit, a do ta zbatojë Polonia urdhrin ndërkombëtar për arrestimin e tij?

Netanyahu i ftuar në përvjetorin e Aushvicit, a do ta zbatojë Polonia urdhrin ndërkombëtar për arrestimin e tij?

Presidenti i Polonisë Andrzej Duda i ka kërkuar qeverisë të sigurojë që kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu të mund të marrë pjesë në 80-vjetorin e çlirimit të kampit të vdekjes Aushvic-Birkenau pa frikën e arrestimit sipas një urdhërarresti ndërkombëtar.

Gjykata Ndërkombëtare Penale (ICC) lëshoi ​​urdhërarrest në nëntor për Netanyahun dhe ish-ministrin e tij të Mbrojtjes, si dhe një lider të Hamasit, Ibrahim Al-Masri, për krime të dyshuara lufte dhe krime kundër njerëzimit gjatë luftës 15-mujore në Gaza.

Ndërsa bëhet e ditur se Duda, nga partia opozitare Ligj dhe Drejtësi (PiS), i shkroi qeverisë së kryeministrit Donald Tusk duke kërkuar që Netanyahu të mos arrestohej nëse vendos të marrë pjesë në përkujtimin e Aushvicit më 27 janar.


Kjo pasi vendeve anëtare të Gjykatës Penale Ndërkombëtare, si Polonia, u kërkohet të ndalojnë të dyshuarit që përballen me një urdhër nëse shkelin në tokën e tyre, shkruan euronews, përcjell Telegrafi.

Gjykata ka më shumë se 120 shtete anëtare, megjithëse disa vende, përfshirë Francën dhe Hungarinë, kanë thënë tashmë se nuk do ta arrestojnë atë.

Kryeministri hungarez Viktor Orban madje tha se do të kundërshtonte urdhrin duke ftuar Netanyahun në Budapest.

Ndryshe, është e paqartë nëse Netanyahu planifikon të marrë pjesë në ceremoni më vonë këtë muaj, megjithëse ai ka qenë i pranishëm në ngjarjet e mëparshme të përvjetorit.

Në ceremoni do të marrin pjesë zyrtarë ndërkombëtarë dhe të mbijetuar.

Ai do të zhvillohet në Oswiecim, një qytet që ishte nën pushtimin gjerman gjatë Luftës së Dytë Botërore, ku forcat gjermane naziste operuan kampet më famëkeqe.

Më shumë se 1.1 milion njerëz u vranë në Aushvic.

Historianët thonë se shumica prej tyre, rreth një milion, ishin hebrenj, por viktimat përfshinin edhe polakë, romë, e të tjerë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Kush e vrau John F Kennedy? Atentati që tronditi botën

Kush e vrau John F Kennedy? Atentati që tronditi botën

Amerika
Një hienë me pika është shfaqur në Egjipt, për herë të parë në 5000 vjet

Një hienë me pika është shfaqur në Egjipt, për herë të parë në 5000 vjet

Botë
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?

Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?

Evropa
Grevë e përgjithshme në Serbi, reagon ambasada amerikane në Beograd

Grevë e përgjithshme në Serbi, reagon ambasada amerikane në Beograd

Serbia
Rusia e pranon fajin? Hetimet sugjerojnë se aeroplani i Azerbaijan Airlines në Kazakistan u rrëzua nga sistemi raketor rus Pantsir-S1

Rusia e pranon fajin? Hetimet sugjerojnë se aeroplani i Azerbaijan Airlines në Kazakistan u rrëzua nga sistemi raketor rus Pantsir-S1

Botë
NASA fotografon dukurinë e rrallë të Hënës që kalon faqen e Tokës nga mbi një milion kilometra larg

NASA fotografon dukurinë e rrallë të Hënës që kalon faqen e Tokës nga mbi një milion kilometra larg

Botë
Kalo në kategori