LAJMI I FUNDIT:

BIK paralajmëron zyrtarët: Kujdes me postimet dhe qëndrimet publike lidhur me zgjedhjet

BIK paralajmëron zyrtarët: Kujdes me postimet dhe qëndrimet publike lidhur me zgjedhjet

Bashkësisë Islame e Kosovës (BIK), ka paralajmëruar zyrtarët e saj administrativë dhe fetarë për paraqitjet publike, duke përfshirë komentet dhe postimet në rrjete sociale.

Përmes një dokumenti zyrtar që ka siguruar Telegrafi, BIK ka kërkuar nga të gjithë zyrtarët që të shmangin veprimet që cenojnë neutralitetin dhe integritetin institucional.

“Sipas Udhëzimit Administrativ nr. 1/2014, janë ndaluar këto veprime: Shprehja e qëndrimeve zyrtare të BIK-ut pa autorizim, dhënia e fetvave pa miratimin përkatës, shprehja e qëndrimeve personale me karakter politik, pjesëmarrja në fushata politike apo angazhimi si aktivist në parti politike, kandidimi në lista të partive politike dhe manifestimi publik me rastin e fitores së një partie të caktuar”, thuhet mes tjerash në vërejtjen e BIK-ut.


BIK thekson se shkeljet e këtyre udhëzimeve do të konsiderohen në kundërshtim me Kushtetutën dhe aktet ligjore në fuqi, duke sjellë sanksione për personat përgjegjës.

Kjo vërejtje vjen si masë për të garantuar pavarësinë dhe neutralitetin e institucionit fetar në raport me çështjet politike dhe publike, duke ruajtur besimin e qytetarëve në BIK. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Anulohet në Bruksel takimi për personat e zhdukur, Hoti: Prania e Petkoviqit orkestroi dështimin e këtij takimi

Anulohet në Bruksel takimi për personat e zhdukur, Hoti: Prania e Petkoviqit orkestroi dështimin e këtij takimi

Lajme
Pas ngritjes së aktakuzës në rastin e Liridona Ademaj, flet vëllai i saj

Pas ngritjes së aktakuzës në rastin e Liridona Ademaj, flet vëllai i saj

Lajme
Dosja e Prokurorisë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, si u bë plani për vrasjen e Liridonës për 30 mijë euro

Dosja e Prokurorisë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, si u bë plani për vrasjen e Liridonës për 30 mijë euro

Drejtësi
Përfundojnë hetimet për vrasjen e Liridona Ademaj - ngritet aktakuzë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Përfundojnë hetimet për vrasjen e Liridona Ademaj - ngritet aktakuzë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Lajme
Walker kthehet sërish në Reçak: I mahnitur nga numri i njerëzve

Walker kthehet sërish në Reçak: I mahnitur nga numri i njerëzve

Lajme
Bastisjet në disa lokacione për struktura paralele, Prokuroria Themelore e Prishtinës: Nuk kemi marr kërkesë zyrtare për bastisje

Bastisjet në disa lokacione për struktura paralele, Prokuroria Themelore e Prishtinës: Nuk kemi marr kërkesë zyrtare për bastisje

Lajme
Kalo në kategori