LAJMI I FUNDIT:

Shkupi ende mbetet qyteti më i ndotur në Evropë

Shkupi ende mbetet qyteti më i ndotur në Evropë

Me indeks prej 162, Shkupi është ende qyteti më i ndotur në Evropë dhe i 11-ti në botë, sipas të dhënave nga një faqe interneti e specializuar për matjen e cilësisë së ajrit.

Lista e qyteteve më të ndotura në botë përfshin: Lahore, Delhi, Kampala, Dhaka, Karaçi, Hanoi, Doha, Manama, Kajro dhe Akra.

Ky indeks tregon se njerëzit me probleme të frymëmarrjes dhe zemrës, të moshuarit, fëmijët dhe gratë shtatzëna duhet të shmangin ekspozimin e zgjatur në natyrë. Rekomandohet përdorimi i maskave mbrojtëse, veçanërisht në zonat më të ndotura të qytetit.


Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor dje u kërkoi institucioneve që të zbatojnë obligimet e tyre për të ulur ndotjen e ajrit.

“Intensifikimi i inspektimeve të jashtëzakonshme në instalacione me A-Leje Ekologjike të Integruar. Intensifikimi i inspektimeve të jashtëzakonshme në terren për kontrollin e instalacioneve me B-Leje Ekologjike të Integruar, si dhe Elaborate. Instalacionet me monitorim të vazhdueshëm të mundësojnë akses publik të të dhënave nga matjet. Intensifikimi i kontrollit të jashtëzakonshëm të funksionimit teknik të makinave, sidomos atyre me naftë dhe makinave të pa regjistruara. Intensifikimi i kontrollit të jashtëzakonshëm në kantieret e ndërtimit”, thanë nga Ministria e Mjedisit Jetësor.

Po ashtu, ministria rekomandoi që, të gjithë subjektet juridike të lirojnë nga puna gratë shtatzëna, personat mbi 60 vjeç, si dhe personat me astmë kronike, ata që kanë pasur infarkt miokardik ose goditje në tru, të gjithë subjektet juridike të riorganizojnë orarin e punës dhe personat që punojnë në natyrë të punojnë nga ora 11:00 deri në 17:00 si dhe rekomandohet të mos organizohen gara sportive dhe aktivitete kulturore në natyrë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Drejtësi

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Lajme
31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”

31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”

Drejtësi
Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Drejtësi
Kalo në kategori