LAJMI I FUNDIT:

Habitat sjell teknologjinë e parë klimatike në Ballkan

Habitat sjell teknologjinë e parë klimatike në Ballkan

Kompania e parë komplet e qëndrueshme në Kosovë, Habitat, ka prezantuar teknologjinë e parë klimatike në Ballkan, Karbon360°, që synon t’i ndihmojë bizneset në tranzicionin e gjelbër në përputhje me objektivat e Bashkimit Evropian.

Ky inovacion unik u mundëson kompanive të gjurmojnë, raportojnë dhe menaxhojnë emetimet e karbonit në kohë reale.

Karbon360°, i pari i llojit në rajon, jo vetëm që ndihmon vendin tonë të pozicionohet në harmoni me politikat e gjelbra, por gjithashtu fuqizon sektorin privat për të adoptuar standardet më të larta të qëndrueshmërisë.


Ky projekt i mbështetur nga USAID Kosovo Adapt Activity është pjesë e vizionit strategjik për të promovuar Kosovën si një shembull lider në Ballkan në teknologjinë klimatike.

Përse është e rëndësishme kjo teknologji?

Adaptimi i Agjendës së Gjelbër Evropiane: Teknologjia ndihmon institucionet publike, organizatat dhe sektorin privat të zhvillojnë infrastrukturë që përshpejton adaptimin e politikave të gjelbra.

Transparencë dhe monitorim: Karbon360° mundëson monitorim në kohë reale të emetimeve të karbonit, duke promovuar transparencë dhe efikasitet në raportim, rrit efiçiencën dhe ulë shpinezimet operacionale.

Nxitja e investimeve të huaja: Një hap i tillë përballë në praktikë objektivat e BE-së, duke rritur interesin e Shteteve Anëtare dhe institucioneve financiare për të mbështetur Kosovën me fonde dhe investime kapitale.

Revolucionimi i sektorit privat: Karbon360° ofron një zgjidhje praktike për kompanitë që duan të integrojnë qëndrueshmërinë në strategjitë e tyre afatgjata.

Mundësi punësimi dhe hapjen e një industrie të re: Teknologjia Karbon360 krijon një potencial të madh për hapjen e vendeve të reja të punës dhe zhvillimin e një sektori të ri ekonomik të fokusuar në qëndrueshmëri dhe inovacion.

Një vizion për të ardhmen

Habitat, ka për qëllim të ndihmojë bizneset dhe institucionet për të vepruar me ndërgjegje klimatike. Me Karbon360°, Kosova nuk do të penalizohet në eksport apo në krijimin e partneriteteve ndërkombëtare, njëherë do të jap kontribut të drejtpërdrejtë në mbrojtjen e mjedisit dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve.

“Ky inovacion është hapi i parë drejt krijimit të një ekonomie të qëndureshme që vendos Kosovën në hartën globale të inovacioneve të fundit. Me Karbon360°, ne jo vetëm që ndihmojmë bizneset të bëhen më të përgjegjshme, por gjithashtu krijojmë një bazë të fortë për rritje të qëndrueshme ekonomike,” deklaroi Jeta Berisha, Drejtoreshë Ekzekutive e Habitat.

Rreth Habitat:

Habitat është kompania e parë plotësisht e gjelbër dhe e bazuar në teknologji në Kosovë, e specializuar në komunikimin e gjelbër, strategjitë e qëndrueshme të biznesit dhe eco-inovacionet.

Duke udhëhequr përmes teknologjisë dhe qëndrueshmërisë, Habitat synon të krijojë lidhje të vlefshme brenda komunitetit dhe të përmirësojë praktikat e biznesit për të ardhmen.