LAJMI I FUNDIT:

BDI: Propaganda e OBRM-PDUKM-së nuk ka frikëson, mbani duart larg nga gjuha shqipe

BDI: Propaganda e OBRM-PDUKM-së nuk ka frikëson, mbani duart larg nga gjuha shqipe

Bashkimi Demokratik për Integrim ka reaguar ndaj deklaratës së OBRM-PDUKM-së, të cilët thanë se BDI ka frikë nga e kaluara kriminale.

BDI thonë se OBRM-PDUKM për të ikur nga përgjigja se përse po prek në gjuhën shqipe, po akuzon sikur opozita ka frikë nga e kaluara kriminale.

Nga BDI thonë se kërcënimet dhe propaganda e OBRM-PDUKM-së nuk i frikëson dhe se ata që kanë keqpërdorur pushtetin duhet të përballen me drejtësinë.


Reagimi i plotë:

Duart larg nga gjuha shqipe!
Pasi reagimi ynë i sotëm zbuloi planin e qeverisë me legjitimitet monoetnik për të shfuqizuar gjuhën shqipe si gjuhë zyrtare, OBRM-PDUKM u përgjigj me papagallizmin dhe propagandën e zakonshme, duke përhapur narrativën se BDI na paska frikë nga e kaluara kriminale.
Le ta themi shkurt e qartë: të gjithë kriminelët, pa dallim etnie apo partie, duhet të përgjigjen!
Ne qëndrojmë gjithmonë pas këtij parimi dhe nuk do të mbrojmë askënd që ka shkelur ligjin!
Por mos mendoni se me kërcënime dhe propagandë të tillë do të na frikësoni:
Ku është fjala për gjuhën shqipe, për dinjitetin dhe identitetin tonë kombëtar, ne nuk kemi frikë as nga përndjekja, as nga vdekja!
Ju mund të përpiqeni ta kriminalizoni luftën tonë për liri, ashtu siç bënë regjimet e dikurshme, por mos harroni se rrota e historisë nuk kthehet mbrapa:
Historia e ka treguar gjithmonë kush mbijeton dhe kush përfundon me turp!
Prekni ç’të doni, por duart larg nga kjo që për ne shqiptarët është e shenjtë!
Larg duart nga gjuha shqipe!

Në trend Lajme

Më shumë

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Gjeneral Jashari merr pjesë në takimin e Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës

Gjeneral Jashari merr pjesë në takimin e Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës

Siguri
31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”

31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”

Drejtësi
Policia zbulon detaje nga rasti i vajzës që kërkoi ndihmë në Astir, në banesën ngjitur gjenden armë dhe gjurmë kokaine

Policia zbulon detaje nga rasti i vajzës që kërkoi ndihmë në Astir, në banesën ngjitur gjenden armë dhe gjurmë kokaine

Lajme
Pranohen me shkrim deklaratat e dy dëshmitarëve në rastin e ish-krerëve të UÇK-së, do të merren në pyetje nga mbrojtja

Pranohen me shkrim deklaratat e dy dëshmitarëve në rastin e ish-krerëve të UÇK-së, do të merren në pyetje nga mbrojtja

Drejtësi
Këto janë adresat e kutive postare në 23 shtete për votimin jashtë Kosovës

Këto janë adresat e kutive postare në 23 shtete për votimin jashtë Kosovës

Politikë
Kalo në kategori