Kostadinovski: Gjykata Kushtetuese në vitin 2025 do të angazhohet për buxhet më të madh dhe pavarësi financiare
“Sigurimi i autonomisë dhe pavarësisë së Gjykatës Kushtetuese, pa kompromis ndaj çdo përpjekjeje për të ushtruar presion dhe ndikim mbi Gjykatën ose gjyqtarët kushtetues, promovimin e kulturës kushtetuese dhe juridike përmes realizimit të kompetencave të saj dhe respektimin e vazhdueshëm të Aktit të ri të Gjykatës dhe bashkëpunimi intensiv ndërkombëtar”, janë prioritetet kryesore të kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Darko Kostadinovski për vitin 2025.
Për të arritur qëllimet e përcaktuara, ai paralajmëroi se në periudhën e ardhshme do të bisedojë me të gjithë faktorët relevant për miratimin e një ligji që do të operacionalizojë dispozitat kushtetuese që kanë të bëjnë me Gjykatën Kushtetuese dhe me kësisoj do të garantojë pavarësinë.
Sipas Kostadinovskit, për funksionimin normal të Gjykatës Kushtetuese janë të nevojshme statusi, pavarësia administrative dhe buxhetore, por, siç thotë ai, “për vitin e ardhshëm buxheti nuk i ka miratuar plotësisht mjetet për Gjykatën që janë dorëzuar me kërkesën buxhetore|.
“Si kryetar i dërgova një letër kryeministrit ku sqarova kërkesën buxhetore dhe pikat në të cilat buxheti nuk ishte miratuar në tërësi dhe theksova rëndësinë e kërkesës buxhetore për funksionimin normal të Gjykatës. Unë sinqerisht shpresoj se me ribalancin e buxhetit mjetet që i kemi kërkuar do të sigurohen”, ka thënë Kostadinovski.
Ai shpjegon se ka modele të ndryshme për mënyrën e sigurimit të pavarësisë buxhetore, diku rregullohet me Ligjin për Gjykatën Kushtetuese, ndërsa diku si akt i respektimit të plotë të pozitës kushtetuese të gjykatave kushtetuese dhe vetëdijes së lartë për kulturën kushtetuese.
Në rastin tonë, siç thekson ai, pavarësia buxhetore e Gjykatës Kushtetuese rregullohet nga nenet 104, 105, 106, 107 dhe 108 të Aktit të Gjykatës.
Vitin 2024 për Gjykatën Kushtetuese, siç thotë njeriu i parë i Kushtetueses, ka qenw një vit i reformave të mëdha në punë dhe më efektive në pesë vitet e fundit për nga numri i çështjeve të zgjidhura, por fatkeqësisht edhe me presione serioze dhe ndikimet politike në punë.
“Në vitin 2024 janë zgjidhur 248 lëndë që është 25 për qind më shumë se një vit më parë kur kishim 186 lëndë të përfunduara. Mes atyre tw zgjidhura këtu janë 136 gjatw kwtij vit, 89 nga viti i kaluar, 18 lëndë nga viti 2022, katër nga viti 2021 dhe një nga viti 2020”, bëri të ditur kryetari i Gjykatës Kushtetuese në konferencën vjetore për shtyp.
Duke bërë një pasqyrë të punës së realizuar në vitin 2024, kryetari i Gjykatës Kushtetuese tregoi se ky është një vit në të cilin, në jubileun e 60 viteve të drejtësisë kushtetuese, Gjykata u përball me reforma dhe risi të mëdha në punën e saj, por fatkeqësisht ishte një vit edhe i presioneve dhe ndikimeve serioze politike ndaj Gjykatës.
Ai ka theksuar edhe aktivizmin gjyqësor me 67 vendime me iniciativë të Gjykatës.
Ndryshimi kyç që solli ky Akt janë mekanizmat e kontrollit për kohëzgjatjen e procedurave, gjë që shkurton afatin dhe përshpejton procedurat.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëProtestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë
Çfarë është Komisioni Presidencial për Drejtësi Tranzicionale, që pritet të themelohet së shpejti?
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt
Djegia e veturës në Ranillug, Prokurori: Dyshohet se motivi lidhet me mosmarrëveshje mes partive serbe
Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim
Shqiptari 19-vjeçar zhduket në Londër në rrethana misterioze, Policia kërkon ndihmën e qytetarëve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite