LAJMI I FUNDIT:

LSDM: OBRM-PDUKM po gënjen, ne e ndërtuam mbi 90 për qind të rrugës Stracin-Kriva Pallankë

LSDM: OBRM-PDUKM po gënjen, ne e ndërtuam mbi 90 për qind të rrugës Stracin-Kriva Pallankë

“OBRM-PDUKM gënjen për autostradën Stracin – Kriva Pallankë sepse LSDM-ja ka kryer më shumë se 90% të saj dhe e kanë bllokuar si opozitë”, akuzoi LSDM-ja opozitare.

“Asfalti i parë në autostradën Stracin – Kriva Pallankë është hedhur që në vitin 2023. Nga një inspektim i procesit tashmë të nisur të asfaltimit, ka pamje dhe një postim në faqen zyrtare në Facebook të Ndërmarrjes Publike për Rrugët Shtetërore më 23 nëntor 2023″, thuhet në njoftim nga LSDM.

“Të zbukurohesh me pupla të tjerëve është një gjë, por kjo gënjeshtër patologjike e OBRM-PDUKM-së flet për ta dhe tregon se sa të paaftë janë, ndaj duhet të sajojnë se kanë bërë diçka. Për autostradën Stracin – Kriva Pallankë, OBRM-PDUKM ka prerë vetëm një shirit dhe ka bërë disa qindra metra asfalt dhe asgjë tjetër. Dhe si opozitë e bllokoi projektin në Kuvend”, thonë nga LSDM.


Projekti i autostradës Stracin – Kriva Pallankë ka filluar në vitin 2018, asfalti i parë është hedhur në vitin 2023 dhe mbi 90% ka përfunduar deri në gjysmën e parë të vitit 2024, në kohën e LSDM-së.

Po të mos ishin bllokadat e deputetëve të OBRM-PDUKM-së, kjo rrugë do të kishte përfunduar në vitin 2024. Presim që edhe Mickoski edhe OBRM-PDUKM të dalin sot dhe të kërkojnë falje qytetarëve që i kanë gënjyer”, njofton LSDM.

Në trend Lajme

Më shumë
Pas ngritjes së aktakuzës, vëllai i Liridona Ademajt: Presim dënim me burg të përjetshëm për të akuzuarit

Pas ngritjes së aktakuzës, vëllai i Liridona Ademajt: Presim dënim me burg të përjetshëm për të akuzuarit

Drejtësi
Mbyllja e strukturave paralele serbe, BE: Këto veprime bien ndesh me detyrimet e Kosovës ndaj BE-së

Mbyllja e strukturave paralele serbe, BE: Këto veprime bien ndesh me detyrimet e Kosovës ndaj BE-së

Lajme
Haxhiu për deklaratën e Prokurorisë lidhur me institucionet paralele: Skandaloze, në shërbim të kujt janë këta prokurorë?

Haxhiu për deklaratën e Prokurorisë lidhur me institucionet paralele: Skandaloze, në shërbim të kujt janë këta prokurorë?

Lajme
Dosja e Prokurorisë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, si u bë plani për vrasjen e Liridonës për 30 mijë euro

Dosja e Prokurorisë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, si u bë plani për vrasjen e Liridonës për 30 mijë euro

Drejtësi
Lajçak: Takimi për të pagjeturit dështoi për shkak të mospjesëmarrjes së Serbisë

Lajçak: Takimi për të pagjeturit dështoi për shkak të mospjesëmarrjes së Serbisë

Lajme
Pas ngritjes së aktakuzës në rastin e Liridona Ademaj, flet vëllai i saj

Pas ngritjes së aktakuzës në rastin e Liridona Ademaj, flet vëllai i saj

Lajme
Kalo në kategori