LAJMI I FUNDIT:

Rrëfimi i Bernardit në BBVA: Kam qenë në lidhje me një shkodran në Londër, ai më la për t’u martuar me një grua në Shqipëri

Rrëfimi i Bernardit në BBVA: Kam qenë në lidhje me një shkodran në Londër, ai më la për t’u martuar me një grua në Shqipëri
Bernardi (Foto: Big Brother VIP Albania/YouTube)

Mbrëmja e datës 1 janar në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 4 ishte mbushur me emocione të forta dhe momente prekëse. Banori Bernardi pranoi publikisht se është homoseksual, duke ndarë për herë të parë një pjesë kaq personale të jetës së tij.

“Nuk lejoj askënd që të më heqë krenarinë e të qenit një mashkull homoseksual”, tha ai, duke emocionuar jo vetëm banorët, por edhe publikun që e ndjek live 24/7. Deklarata e Bernardit ka ngjallur shumë kuriozitet dhe diskutime mes banorëve, të cilët kanë pasur shumë pyetje rreth jetës dhe përvojës së tij si pjesë e komunitetit LGBTQ+.

Një rrëfim i hapur dhe i sinqertë. Në një bashkëbisedim të ngrohtë, Bernardi ndau detaje të ndjera mbi udhëtimin e tij personal. Ai tregoi se e kishte kuptuar orientimin e tij seksual pas ndarjes nga partnerja, nëna e vajzave të tij. Kjo periudhë ishte një pikë kthese në jetën e tij, duke e ndihmuar të pranonte dhe të përqafojë veten.


“Unë dua burrë, pikë, mbaroi! Lidhjen e parë e kam pasur me një Shkodran. S’dua burrë si femër. Dua burrë. Unë me partnerin tim nuk kemi role; siç jam unë është dhe ai. Kam dy vite lidhje me partnerin aktual. Kam kaluar disa meshkuj në jetë,” tha Bernardi, duke treguar qartësi dhe vendosshmëri në qëndrimet e tij.

Përvoja me partnerin shqiptar. Një nga rrëfimet më prekëse ishte ai mbi një partner shqiptar që jetonte në Angli. Bernardi tregoi se ai partner nuk kishte dalë hapur si homoseksual dhe një nga arsyet e ndarjes ishte vendimi i tij për të u martuar në Shqipërë.

“Me partnerin shqiptar që jetonte në Angli, fundin e solli kur ai tha: ‘Unë do shkoj në Shqipërë se do martohem’. I thashë: ‘Më fal, po si do martohesh?’ ‘Do martohem,’ tha, ‘sepse ashtu e ka burri shqiptar. Duhet të bëhet prind, të ketë fëmijë. Por ne të dy do jemi bashkë gjithë jetën.’” Kjo përvojë jo vetëm që ka shënjuar jetën e Bernardit, por edhe ka shërbyer si një dritare për publikun për të kuptuar sfidat me të cilat përballen personat LGBTQ+ në shoqëritë tradicionale.

Një shembull frymëzimi. Rrëfimi i Bernardit në Big Brother VIP Albania 4 është një shembull i fuqishëm i kurajos dhe pranimit të vetvetes. Ai jo vetëm që po ndihmon në rritjen e ndërgjegjësimit rreth të drejtave të komunitetit LGBTQ+, por gjithashtu po frymëzon individë të tjerë të jenë të hapur dhe krenarë për atë që janë.

“Nuk lejoj askënd të më heqë krenarinë,” – ky mesazh i Bernardit qëndron si një thirrje për liri dhe barazi, duke dërguar një mesazh të fuqishëm për gjithë shoqërën shqiptare. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Publikohen pamjet e protestës për Gjestin para Top Channel, të pranishëm edhe Policia e Shtetit

Publikohen pamjet e protestës për Gjestin para Top Channel, të pranishëm edhe Policia e Shtetit

Magazina
Çfarë nuk u pa nga spektakli i Big Brother VIP - Laerti ofendoi rëndë Gjestin?

Çfarë nuk u pa nga spektakli i Big Brother VIP - Laerti ofendoi rëndë Gjestin?

Magazina
Zbulohet partneri i Bernardit të Big Brother VIP

Zbulohet partneri i Bernardit të Big Brother VIP

Magazina
Pasi doli nga Big Brother, Gjesti me ironi e thërret në dhomën e gjumit: Amber, ku është Amberi

Pasi doli nga Big Brother, Gjesti me ironi e thërret në dhomën e gjumit: Amber, ku është Amberi

Magazina
Egli thotë se Gjesti ia kujton shumë ish-të dashurin e saj, Olsi Bylykun

Egli thotë se Gjesti ia kujton shumë ish-të dashurin e saj, Olsi Bylykun

Magazina
Amber çohet dhe kërkon të largohet në mes të spektaklit nga BBVA: Nëse Gjesti është shembulli, unë po iki që tani

Amber çohet dhe kërkon të largohet në mes të spektaklit nga BBVA: Nëse Gjesti është shembulli, unë po iki që tani

Magazina
Kalo në kategori