LAJMI I FUNDIT:

Nga muaji prill, pensionet në RMV do të rriten për 2.500 denarë

Nga muaji prill, pensionet në RMV do të rriten për 2.500 denarë

“Me pagesën e pensionit të marsit më 1 prill, pensionistët duhet të marrin pjesën e dytë të 5000 denarëve të premtuar nga qeveria, gjegjësisht nga OBRM-PDUKM në fushatën parazgjedhore për zgjedhjet parlamentare. Pjesën e parë prej 2.500 denarë pensionistët e kanë marrë nga rritja lineare me pensionin e tetorit”, tha kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski.

Nga Qeveria thonë se paratë për këtë qëllim janë paraparë në Buxhet dhe nuk presin turbullira në fondin e sigurimeve pensionale dhe invalidor.

Ata sigurojnë se Fondi PIOM është stabil dhe se do të ketë një vrimë buxhetore në PIOM për gjashtë deri në shtatë vjet të tjera derisa të fillojë pagesa më e fuqishme e pensioneve nga Fondi i Dytë i Pensionit.


Për pagesën e pensioneve në Buxhetin për vitin 2025 janë paraparë 105,5 miliardë denarë, me të cilat parashihen mjete për rritjen e paralajmëruar të pensioneve për 2.500 denarë.

Drejtori i Fondit të PIOM-it, Nikolla Memov, në konferencën e fundit për media, ka paralajmëruar se do të vazhdojnë masat afatshkurtra dhe afatmesme për stabilizimin e deficitit buxhetor. Ai pret që të hyrat nga pagesa e kontributeve të rriten, ndërsa për kontributin e sigurimit pensional, tha ai, mbeten 18.8 për qind.

Ekspertët mbeten të mendimit se përmbushja e plotë e premtimit për rritje lineare do të shkaktojë presion shtesë në buxhet dhe do të gjenerojë një kosto shtesë prej rreth 200 milionë euro në vit. Zgjidhje të tilla ad hoc, sipas ekspertëve, duhen shmangur, sepse ka rregullime sistematike të pensioneve dy herë në vit, por ato justifikohen në kushtet e rritjes së inflacionit.

Sindikata e shoqatave të pensionistëve të Maqedonisë e përshëndeti rritjen e pensioneve, duke theksuar se çdo rritje është e mirëseardhur për shfrytëzuesit e pensioneve, por duhet të merret parasysh edhe stabiliteti fiskal i fondit pensional sepse është e rëndësishme që të ketë mjete të mjaftueshme për pagesën e pensioneve.

Kryeministri Hristijan Mickoski siguron se nuk do të ketë rritje të kufirit të moshës dhe as rritje të kontributit për sigurimin pensional dhe invalidor.

Ai thotë se politikat nuk do të ndryshojnë menjëherë dhe se theksi do të vihet në shtypjen e ekonomisë gri dhe uljen e evazionit fiskal për të mbledhur më shumë para në Buxhet.

Në trend Lajme

Më shumë
31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”

31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”

Drejtësi
Kolona të gjata në Merdar, pritje rreth dy orë për të dalë nga Kosova

Kolona të gjata në Merdar, pritje rreth dy orë për të dalë nga Kosova

Lajme
Policia zbulon detaje nga rasti i vajzës që kërkoi ndihmë në Astir, në banesën ngjitur gjenden armë dhe gjurmë kokaine

Policia zbulon detaje nga rasti i vajzës që kërkoi ndihmë në Astir, në banesën ngjitur gjenden armë dhe gjurmë kokaine

Lajme
Këto janë tarifat e kalimit në autostradën e re në Shqipëri

Këto janë tarifat e kalimit në autostradën e re në Shqipëri

Lajme
KQZ-ja përcakton sot renditjen e partive politike në fletëvotimin për zgjedhjet e 9 shkurtit

KQZ-ja përcakton sot renditjen e partive politike në fletëvotimin për zgjedhjet e 9 shkurtit

Lajme
MPB me paralajmërim: Kujdes gjatë marrjes së thirrjeve telefonike nga numra të panjohur

MPB me paralajmërim: Kujdes gjatë marrjes së thirrjeve telefonike nga numra të panjohur

Lajme
Kalo në kategori