Teksa riaktivizimi i marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Italisë për emigrantët pritet të ndodhë brenda këtij muaji, qendrat pritëse në Shëngjin dhe Gjadër të Lezhës janë gati për të rinisur funksionin.
Pas vendimit të gjykatës italiane, e cila i dha të drejtë qeverisë, duke u shprehur se është kjo e fundit që i përcakton vendet e sigurta, në kampin e Gjadrit dhe qendrën pritëse të Shëngjinit kanë nisur përgatitjet për pritjen e kontingjentit të emigrantëve të cilët pritet të mbërrijnë në brigjet e Shëngjinit.
Vëmendja më e madhe është e përqendruar tek kampi i Gjadrit, i cili pavarësisht pengesave të drejtësisë italiane, vijon të jetë i hapur, konform rregullave dhe protokollit të përcaktuar.
Kampi ruhet përgjatë 24 orëve nga karabinierët italianë të cilët qëndrojnë në ambientet e brendshme, si dhe policia shqiptare e cila është vendosur përreth tij.
Ndërsa numri i punonjësve të tjerë shqiptarë dhe italianë pritet të shtohet me vënien në funksion të kësaj strukture, e cila është ngritur për pritjen e emigrantëve.
Pas dështimit të dy operacioneve të para në tetor dhe nëntor, kjo provë e tretë e qeverisë italiane po shihet me mjaft interes nëse marrëveshja mes Shqipërisë dhe Italisë për emigrantët do të funksionojë, pasi vetë kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni është shprehur e vendosur për realizimin e këtij objektivi, që sipas saj është përshëndetur nga të gjitha vendet e Bashkimit Evropian.
Sipas marrëveshjes me Italinë të nënshkruar mes dy qeverive më 6 nëntor të vitit 2023, porti i zbarkimit të refugjatëve nga vendet e treta është Shëngjini, ku është ngritur qendra pritëse, ndërsa në Gjadër është ngritur kampi ku emigrantët do të qëndrojnë deri në shqyrtimin e kërkesave për azil./rtsh
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen
Trajtimi kirurgjik i mbipeshës – ku dallon ngushtimi i lukthit nga bypass-i i stomakut? Flet doktor Krasniqi
Vijon valë e të ftohtit dhe reshjeve të borës, QMK apelon për përgatitje adekuate
Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik
Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Për 24 orë raportohen dy vdekje, njëri në Prishtinë dhe tjetri në Podujevë - rastet po hetohen
Si krijohen gurët në dhëmbë dhe a “rrallohen” dhëmbët pas pastrimit te stomatologu?
Kuvendi i Kosovës pezullon punën një ditë para hapjes së fushatës zgjedhore
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025