LAJMI I FUNDIT:

Aksidenti në Saraj, PTHP: Njëri nga të ndjerit ishte duke vozitur automjetin, po kërkohet një trup tjetër

Aksidenti në Saraj, PTHP: Njëri nga të ndjerit ishte duke vozitur automjetin, po kërkohet një trup tjetër

Sipas konstatimeve fillestare nga kontrolli i vendit të aksidentit në afërsi të Raçës, ku një veturë me pasagjerë ka dalë dhe ka rënë në ujërat e Vardarit, vetura drejtohej nga njëri prej personave të vdekur,  përcjell Telegrafi Maqedoni.

Siç njofton Prokuroria Themelore Publike – Shkup, së bashku me veturën nga ujërat e Vardarit janë nxjerrë edhe tri femra të vdekura, për të cilat është lëshuar urdhër për autopsi. Një person tjetër është në kërkim, ndërsa në makinë udhëtonte edhe një fëmijë, i cili është gjetur i lënduar jashtë automjetit dhe është dërguar në Qendrën Klinike.

“Megjithë kushtet jashtëzakonisht të vështira në terren të paarritshëm, janë ndërmarrë të gjitha veprimet për sigurimin e gjurmëve dhe provave për të përcaktuar shkaqet e aksidentit”, thuhet në njoftim e Prokurorisë.


Prokuroria do të nxjerrë urdhrin për ekspertizën e veturës, si dhe po merren në pyetje dëshmitarët okularë të ngjarjes dhe të afërm të familjes për të zbardhur të gjitha rrethanat.

Sipas informacioneve të policisë së djeshme, në makinë ndodheshin pesë persona. Bëhet fjalë për një çift të martuar që kanë udhëtuar me një djalë dhe nusen e djalit tjetër.

Udhëtari i pestë ishte një fëmijë katër vjeçar i cili u hodh nga vetura para se të binte në lumë. Fëmija është gjetur nga kalimtarë të rastit, të cilët kanë lajmëruar ambulancën dhe është dërguar në spital.

Në vendngjarje ka mbërritur policia dhe zhytësit, të cilët janë vënë në kërkim të personave të tjerë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Drejtësi
Gjeneral Jashari merr pjesë në takimin e Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës

Gjeneral Jashari merr pjesë në takimin e Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës

Siguri
31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”

31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”

Drejtësi
Këto janë adresat e kutive postare në 23 shtete për votimin jashtë Kosovës

Këto janë adresat e kutive postare në 23 shtete për votimin jashtë Kosovës

Politikë
BE do t’i monitorojë zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë

BE do t’i monitorojë zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë

Lajme
Kalo në kategori