LAJMI I FUNDIT:

Autobusët privatë do të operojnë me çmime të njëjta si Trafiku Urban në Prishtinë, shtatë kategori të liruara nga pagesa

Autobusët privatë do të operojnë me çmime të njëjta si Trafiku Urban në Prishtinë, shtatë kategori të liruara nga pagesa

Komuna e Prishtinës ka njoftuar për një hap të madh drejt modernizimit të transportit publik në kryeqytet, duke unifikuar sistemin dhe duke prezantuar bileta të integruara për të gjitha linjat urbane.

Ky ndryshim vjen me synimin për të garantuar një shërbim cilësor dhe të standardizuar për të gjithë qytetarët.

Sistemi i ri i biletave përfshin:


Biletë për një udhëtim të vetëm: 0.50€

Biletë ditore (vlefshme për të gjitha linjat): 0.80€

Biletë javore: 4€

Biletë mujore për studentë: 12€

Biletë mujore për punëtorë: 14€

Sipas njoftimit, nga 1 janari 2025, edhe operatorët privatë do të operojnë sipas të njëjtave kushte si ndërmarrja publike Trafiku Urban, duke e bërë shërbimin më të lehtë dhe më të qasshëm për qytetarët.

Kategoritë që përfitojnë udhëtime falas:

-Pensionistët

-Policia

-Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK)

-Veteranët

-Zjarrfikësit

-Personat me aftësi të kufizuara

-Nxënësit e shkollave fillore

Ky sistem i ri synon të lehtësojë jetën e përditshme të qytetarëve, duke ofruar një transport publik të unifikuar dhe më të qëndrueshëm./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Drejtësi

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike

Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike

Politikë
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Lajme
Gjykata bullgare merr vendim: API-ja pjesërisht fajtore për aksidentin e autobusit ku humbën jetën 45 shtetas të Maqedonisë së Veriut

Gjykata bullgare merr vendim: API-ja pjesërisht fajtore për aksidentin e autobusit ku humbën jetën 45 shtetas të Maqedonisë së Veriut

Lajme
Kalo në kategori