LAJMI I FUNDIT:

Osmani u shpreh ngushëllime familjeve të të vrarëve në Cetinje të Malit të Zi

Osmani u shpreh ngushëllime familjeve të të vrarëve në Cetinje të Malit të Zi

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur solidaritetin e saj me popullin e Malit të Zi pas ngjarjes tragjike në Cetinje, ku së paku 10 persona humbën jetën.

Në një mesazh ngushëllimi, Osmani tha se mendimet e saj janë me familjet që kanë humbur të dashurit e tyre, duke theksuar se në këtë kohë të vështirë, ngushëllimet e përzemërta shkojnë për ata që po përballen me këtë tragjedi.

Shkon në dhjetë numri i të vrarëve në Mal të Zi - disa viktima janë anëtarë të familjes së të dyshuarit që kreu krimin
Lexo po ashtu Shkon në dhjetë numri i të vrarëve në Mal të Zi - disa viktima janë anëtarë të familjes së të dyshuarit që kreu krimin

“Mendimet e mia janë me të gjithë komunitetin teksa ata vajtojnë dhe përballen me këtë akt të tmerrshëm dhune që ka marrë kaq shumë jetë”, shkroi Osmani në një postim në rrjetet sociale.


Ngjarja e rëndë ka ndodhur këtë të mërkurë në Cetinje, ku përveç të vdekurve, janë plagosur edhe katër persona, dy prej të cilëve janë fëmijë./Telegrafi/