Kryeministri Albin Kurti, së bashku me zëvendëskryeministren Emilja Rexhepi, mirëpriti në ndërtesën e qeverisë grupin e parë të qytetarëve të Bosnje dhe Hercegovinës që udhëtuan me letërnjoftime drejt Kosovës pas hyrjes në fuqi të vendimit të qeverisë që e mundëson një lehtësim të tillë.
Ky grup përbëhet nga ambasadorë, intelektualë, profesorë universitarë, akademikë e biznesmenë nga Bosnja dhe Hercegovina, si dhe anëtarë të Bashkësisë Shqiptare atje.
Në adresimin e tij mirëseardhës, kryeministri u shpreh i lumtur që takimin e dytë këtë vit, e të parin në kryeministri po e zhvillon me ta, teksa iu uroi Vitin e Ri 2025.
“Ne kemi pritur gjatë për diçka që është elementare, lirinë e lëvizjes dhe tani duhet të kompensojmë kohën e humbur, prandaj konsideroni se në Qeverinë e Kosovës e keni një partner që gjithmonë dëshiron që ju të vini në Kosovë dhe të bashkëpunojmë sa më shumë dhe sa më shpesh”, tha ai.
Kryeministri theksoi se Bosnja dhe Hercegovina dhe Republika e Kosovës, si shtete mike, duhet të ndërtojnë ura të reja ekonomike, arsimore dhe kulturore, që kontribuojnë në sigurinë e rajonit tonë dhe në mirëqenien e të gjithë qytetarëve.
Ai shtoi se ekzistojnë forca të ndryshme politike që mund të na vënë pengesa, por këto pengesa vetëm sa na kalisin për sfidat e ardhshme, të cilat do t’i fitojmë.
Ky grup do të qëndrojë në Kosovë disa ditë, ku do të zhvillojnë takime të ndryshme me përfaqësues të institucioneve qendrore e lokale, si dhe do të vizitojnë qytete të Kosovës.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGrenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze