LAJMI I FUNDIT:

Janevska me mesazh në fillim të vitit 2025: Së bashku për ndryshimet në arsim, jemi përgjegjës për fëmijët dhe vendin

Janevska me mesazh në fillim të vitit 2025: Së bashku për ndryshimet në arsim, jemi përgjegjës për fëmijët dhe vendin

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Vesna Janevska, me rastin e Vitit të Ri 2025, ka përcjellë mesazh për qytetarët, ndërsa uron që ky vit do të jetë i mbushur me ngjarje të bukura.

Janevska thotë se së bashku me nxënësit, studentët, mësimdhënësit dhe prindërit do të vazhdojë të punojë për arsim më cilësor.

“Ndërtojmë edukim mundësish, në të cilin çdo fëmijë mund të realizojë potencialin e tij, i cili e çmon dhe e vlerëson kontributin e çdo mësimdhënësi, arsim i cili bashkon. Në shtator filluam me tekste shkollore për të gjithë nxënësit, në qershor të përfundojmë vitin shkollor me rezultate më të mira se vitin e kaluar. Ky është synimi i futjes së mësimit me një ndërrim dhe qëndrimit të zgjatur në shkollë, rritja e pagave të punonjësve në shkolla, rikonstrucioni dhe ndërtimi i objekteve të reja shkollore, ndryshimet në rregullore, përforcimi i asistencës arsimore dhe optimizimi i rrjetit shkollor”.


“Në arsimin e lartë kemi filluar me ndryshime që do t’u ofrojnë studentëve llojin e programeve që kërkojnë në universitetet e huaja, ndërsa profesorët tanë do të mund të krahasojnë veten në nivel ndërkombëtar. Për të krijuar sistem edukativo-arsimor të qëndrueshëm, themelet e të cilit janë thurur në zgjidhjet më të mira që kanë dhënë rezultate ndër vite dhe për ta plotësuar atë me zgjidhje të reja që kërkon epoka digjitale, duhet të miqësohemi të gjithë që duam përparim arsimor”, thotë Janevska./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Drejtësi
Gjeneral Jashari merr pjesë në takimin e Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës

Gjeneral Jashari merr pjesë në takimin e Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës

Siguri
31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”

31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”

Drejtësi
Hoxhaj: Qeveria Kurti ka lënë Kosovën në terr diplomatik, nën sanksione - nuk iu beson më askush

Hoxhaj: Qeveria Kurti ka lënë Kosovën në terr diplomatik, nën sanksione - nuk iu beson më askush

Politikë
Kalo në kategori