LAJMI I FUNDIT:

Gjyqtari shqiptar që po rritet me hapa të mëdhenj në Itali: Synimi im është Serie A

Gjyqtari shqiptar që po rritet me hapa të mëdhenj në Itali: Synimi im është Serie A

Në fushën e futbollit, gjyqtari është më shumë sesa vetëm një person i cili kujdeset që të respektohen rregullat e kësaj loje. Është dikush tek sytë e të cilit pasqyrohet çdo lëvizje e lojtarëve, çdo pasim dhe faull.

Roli i tij në futboll është jetik, pasi garanton që ky sport të mbetet ashtu siç duhet të jetë: një spektakël i pastër dhe i drejtë.

E kush më mirë se sa gjyqtari shqiptar Roland Bytyçi mund të na rrëfejë për vështirësitë dhe misionin që bart në vete ky profesion.


Në një intervistë për Telegrafin, gjyqtari me prejardhje nga Suhareka rrëfen për përvojën e tij në Itali, më saktësisht në regjionin Emilia-Romagna në qytetin Reggio Emilia ku jeton dhe vepron.

I pyetur se si nisi gjithçka, Bytyqi tha se inspirimi për t’u bërë gjyqtar i erdhi në moshën 22-vjeçare kur ai ishte aktiv si futbollist.

“Kur isha në moshën 22-vjeçare, një mik i imi i ngushtë më tha përse nuk planifikon të bëhesh gjyqtar, sepse të shohë shumë në këtë profesion. Fillimisht nuk isha entuziast ndaj kësaj ideje, por pastaj përfundova kursin dhe mora licencën e referimit në federatën italiane të futbollit”, ka thënë Bytyqi fillimisht.

Për gjyqtarin nga Suhareka ky është viti i pestë si gjyqtar profesional, por ai ende po tenton të ngjitet më lartë.

“Ndeshje pas ndeshje përfundova edhe vitin e pestë si gjyqtar profesional, duke ndarë drejtësinë në 65-70 ndeshje brenda vitit që nga kadetët U16 deri më sot në Ligën Promozione dhe Ecelenca, ku gjendet edhe Serie C”.

Për Bytyçin synimi më i madh mbetet Serie A, objektiv për të cilin ai tha se duhet të ketë durim.

“Me kalimin e kohës besoj që do ngritëm më lartë. Natyrisht, çdo gjyqtar objektivin kryesor e ka Serie A, por gjithmonë duhet durim dhe pasion dhe unë them se me punë gjithçka në jetë arrihet”.

Ndonëse larg nga Kosova, Bytyçin nuk e ka penguar ky fakt që të mos i ndjekë zhvillimet në elitën e futbollit kosovar, ku tha se i shikon ndeshjet kohë pas kohe si dhe tregoi se me kë prej gjyqtarëve kosovarë mban kontakte.

“Superligën e Kosovës e ndjekë shumë çdo vikend, i shikoj ndeshje pas ndeshje sepse futbolli në Kosovë po bëhet sport i vlerave dhe kampionëve”.

“Kam respekt për punën që bën secili gjyqtar në Kosovë, por ai që më bën më së shumti përshtypje dhe shkëmbejë biseda me të është Genc Nuza”.

Për fund Bytyçi tha se mundohet të marrë nga pak prej gjyqtarëve më të dalluar në botë, ku e përmendi Daniele Orsaton si person të cilin e ka pikë referimi dhe merr këshilla.

“Unë shikoj shumë analiza të gjyqtarëve italianë, por edhe të huaj si ata anglezë dhe francezë. Kam shumë simpati për (Daniele) Orsaton, një gjyqtar tejet i dashur dhe i respektuar në Itali dhe jashtë vendit”.

“Me Orsaton kam pasur fatin që të bisedojë edhe nga afër dhe këshilla e tij ndaj meje ishte të kem pasion, vullnet dhe sakrificë në çdo ndeshje”, përfundoi ai. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tensione mes Flick dhe yllit të Barcelonës: Trajneri gjerman e dëshiron largimin e tij nga klubi

Tensione mes Flick dhe yllit të Barcelonës: Trajneri gjerman e dëshiron largimin e tij nga klubi

La Liga
Man United hyn në garë për të transferuar 'fituesin e ardhshëm të Topit të Artë'

Man United hyn në garë për të transferuar 'fituesin e ardhshëm të Topit të Artë'

Premier League
Pesë yje të Barcelonës ishin gati të bojkotonin kombëtaren e Spanjës nëse Olmo nuk regjistrohej

Pesë yje të Barcelonës ishin gati të bojkotonin kombëtaren e Spanjës nëse Olmo nuk regjistrohej

Ndërkombëtare
Tifozët e Liverpoolit reagojnë ndaj sjelljes së Alexander-Arnold në momentin që Tottenhami shënoi golin e fitores

Tifozët e Liverpoolit reagojnë ndaj sjelljes së Alexander-Arnold në momentin që Tottenhami shënoi golin e fitores

Premier League
Jose Mourinho po rikthehet në Ligën Premier?

Jose Mourinho po rikthehet në Ligën Premier?

Premier League
Barcelona dhe Juventusi arrijnë marrëveshje për transferimin e Araujos

Barcelona dhe Juventusi arrijnë marrëveshje për transferimin e Araujos

Ndërkombëtare
Kalo në kategori