LAJMI I FUNDIT:

Lëshohet urdhërarrest ndërkombëtar për të arratisurin, Vasko Kovaçevskin

Lëshohet urdhërarrest ndërkombëtar për të arratisurin, Vasko Kovaçevskin

Prokuroria Themelore Publike për Prokurorinë e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit sot ka pranuar aktvendimin e gjyqtarit të procedurës paraprake në Gjykatën Themelore Penale – Shkup, me të cilin propozim për caktimin e masës së kujdesit ndaj të dyshuarit në rastin “Aditiv” është refuzuar, duke deklaruar se i dyshuari nuk është në dispozicion të organeve të rendit.

Bëhet fjalë për ish-drejtorin e EMV-së, Vasko Kovaçevski, për të cilin Gjykata paraprakisht nuk kishte caktuar masë e kujdesit, pasi kishte konstatuar se nuk ishte në dispozicion të organeve të rendit.

“Sipas kompetencave të tyre ligjore, prokurorët publik që veprojnë në këtë rast tek gjyqtari i procedurës paraprake menjëherë kanë dorëzuar Ankesë lidhur me aktvendimin e miratuar për refuzim, si dhe Propozim për caktimin e masës së paraburgimit për të dyshuarin se cila masë do të jetë aktive pas zbulimit të tij.


Gjyqtari i procedurës paraprake ka pranuar propozimin e prokurorisë dhe të dyshuarit i ka caktuar masën e ndalimit në kohëzgjatje prej 8 ditësh. Duke zbatuar dispozitat e Ligjit për Procedurën Penale, prokurorët publikë në fjalë i kanë dorëzuar Ministrisë së Punëve të Brendshme Urdhër për lëshimin e fletarrestit kombëtar dhe deklaratë për lëshimin e fletarrestit ndërkombëtar për të dyshuarin”, thuhet në njoftimin e PTHP-së.

Hetimi për rastin “Aditiv” filloi më 10 të këtij muaji dhe përfshin 23 persona fizikë dhe katër persona juridikë për të cilët ekziston dyshimi se kanë kryer vepra penale kundër financave publike, transaksioneve të pagesave dhe ekonomisë, si dhe krime kundër detyrës zyrtare dhe kundër trafikut të ligjshëm./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Drejtësi
Gjeneral Jashari merr pjesë në takimin e Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës

Gjeneral Jashari merr pjesë në takimin e Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës

Siguri
31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”

31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”

Drejtësi
Këto janë adresat e kutive postare në 23 shtete për votimin jashtë Kosovës

Këto janë adresat e kutive postare në 23 shtete për votimin jashtë Kosovës

Politikë
BE do t’i monitorojë zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë

BE do t’i monitorojë zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë

Lajme
Kalo në kategori