LAJMI I FUNDIT:

LSDM: Regjimi po kthehet, Mickoski me shpërbërjen antikushtetuese të Këshillit Gjyqësor kërkon ta pushtojë drejtësinë

LSDM: Regjimi po kthehet, Mickoski me shpërbërjen antikushtetuese të Këshillit Gjyqësor kërkon ta pushtojë drejtësinë

Regjimi po kthehet. Deklaratat e Mickoskit se qeveria planifikon të shpërndajë Këshillin Gjyqësor me shkarkimin e 5 anëtarëve është një hap drejt pushtimit të plotë të gjyqësorit nga ana e qeverisë. Mickoski kërkon ta vë në kontroll gjyqësorin”, thuhet në reagimin e sotëm të LSDM-së ndaj deklaratave të kryeministrit.

“Kjo do të thotë shkelja e demokracisë, shkelja e ndarjes kushtetuese të pushteteve dhe kthimi në epokat e errëta të persekutimit politik përmes gjyqtarëve të kontrolluar dhe proceseve gjyqësore.

Krejt në kundërshtim me të gjitha reformat dhe me atë që Mickoski nënshkroi në planin e rritjes vetëm pak muaj më parë në Bruksel.


Në këtë mënyrë Mickoski i hedh reformat në gjyqësor në deponi dhe merr kontrollin dhe partishmërinë e plotë të gjyqësorit. Duke ndjekur të njëjtën recetë nga koha e Gruevskit, kur gjyqtarët ishin vegla të regjimit dhe drejtësia ishte e shurdhër ndaj qytetarëve.

Mickoski dëshiron të jetë edhe gjykatës edhe ekzekutor, për të dhënë drejtësi partiake në vend të drejtësisë juridike.

LSDM me muaj ka paralajmëruar se ky nuk është rast i izoluar, por strategji e Mickoskit dhe partisë së tij për t’i bërë gjyqtarët kukulla të cilët do të marrin vendime sipas direktivave partiake.

LSDM-ja do ta kundërshtojë fuqishëm këtë dhe do të bëjë gjithçka që ta pengojë këtë okupim të pushtetit gjyqësor nga OBRM-PDUKM-ja”, shtojnë nga atje./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova jep tri sqarime për mbylljen e strukturave paralele

Kosova jep tri sqarime për mbylljen e strukturave paralele

Lajme
Mbyllja e institucioneve paralele serbe, reagojnë Italia dhe Franca

Mbyllja e institucioneve paralele serbe, reagojnë Italia dhe Franca

Lajme
Edhe Britania reagon për strukturat paralele: Të jenë në përputhje me kornizën ligjore të Kosovës

Edhe Britania reagon për strukturat paralele: Të jenë në përputhje me kornizën ligjore të Kosovës

Lajme
Rohde: Pajtohemi të mos ketë struktura paralele, por rruga të jetë gjithëpërfshirëse

Rohde: Pajtohemi të mos ketë struktura paralele, por rruga të jetë gjithëpërfshirëse

Lajme
Pas ngritjes së aktakuzës, vëllai i Liridona Ademajt: Presim dënim me burg të përjetshëm për të akuzuarit

Pas ngritjes së aktakuzës, vëllai i Liridona Ademajt: Presim dënim me burg të përjetshëm për të akuzuarit

Drejtësi
Projekti 1.4 miliardë euro: Dhëndrit të Donald Trump, i jepet statusi i investitorit strategjik në ishullin e Sazanit

Projekti 1.4 miliardë euro: Dhëndrit të Donald Trump, i jepet statusi i investitorit strategjik në ishullin e Sazanit

Lajme
Kalo në kategori