LAJMI I FUNDIT:

Kontrabanda me makinat luksoze, MPB me kallëzim penal kundër 12 personave

Kontrabanda me makinat luksoze, MPB me kallëzim penal kundër 12 personave

MPB njofton se ka realizuar bastisje dhe ka ndaluar disa persona, në lidhje me kontrabandën e makinave luksoze, si dhe krime tjera që janë realizuar nga ata. Nga policia njoftojnë se kanë kryer bastisje tek 10 persona, ndërsa janë ndaluar gjashtë, kurse kërkohen edhe tre të tjerë.

“Me datë 29.12.2024, në bazë të kontrollit penal të konstatuar nga SPB Shkup, në koordinim me Departamentin e Policisë Kriminale, Njësinë për Shpërndarje të Shpejtë, Njësinë e Policisë për Intervenim, SPB Manastir, DPB Gjevgjeli dhe DPB Negotinë, dhe pas urdhrit të lëshuar nga gjyqtari i procedurës paraprake dhe prokurori publik për të vërtetuar veprat penale që lidhen me krimin me automjetet luksoze, janë kryer 10 bastisje tek 10 persona, prej të cilëve shtatë nga Shkupi, një nga Dojrani, një nga Negotina dhe një nga Manastiri. Nga MPB njoftojnë se janë privuar nga liria gjashtë persona: K.S., N.P., M. S. dhe D.I. nga Shkupi, V.C nga Dojrani i Vjetër dhe N.G nga Manastiri”.

“Për I.A, D.M dhe F.S nga Shkupi dhe A.T Negotina po ndërmerren masa dhe aktivitete për gjetjen e tyre”.


“Gjatë kontrollit të ushtruar janë gjetur dhe sekuestruar katër automjete, dokumente të ndryshme zyrtare, rreth 32.500 euro dhe dokumente të ndryshme, kontrata shitblerjeje, pesë targa gjermane, rreth 25 gramë kokainë, laptopë, disa pajisje memorie, sende të tjera që lidhen me krimet. Ministria e Punëve të Brendshme, sipas 5 PMV të konfiskuara më parë dhe provave materiale të grumbulluara, do të paraqesë kallëzim penal në Prokurorinë Publike kundër 13 personave, dy prej të cilëve ish-punonjës të MPB-së, ndërsa njëri është ende punonjës i MPB-së”, thonë nga MPB.

Në trend Lajme

Më shumë
Haxhiu për deklaratën e Prokurorisë lidhur me institucionet paralele: Skandaloze, në shërbim të kujt janë këta prokurorë?

Haxhiu për deklaratën e Prokurorisë lidhur me institucionet paralele: Skandaloze, në shërbim të kujt janë këta prokurorë?

Lajme
Mbyllja e strukturave paralele serbe, BE: Këto veprime bien ndesh me detyrimet e Kosovës ndaj BE-së

Mbyllja e strukturave paralele serbe, BE: Këto veprime bien ndesh me detyrimet e Kosovës ndaj BE-së

Lajme
Lajçak: Takimi për të pagjeturit dështoi për shkak të mospjesëmarrjes së Serbisë

Lajçak: Takimi për të pagjeturit dështoi për shkak të mospjesëmarrjes së Serbisë

Lajme
Pas ngritjes së aktakuzës në rastin e Liridona Ademaj, flet vëllai i saj

Pas ngritjes së aktakuzës në rastin e Liridona Ademaj, flet vëllai i saj

Lajme
Mbyllja e institucioneve paralele në Kosovë, SHBA: Veprime në kundërshtim me këshillat tona më të mira

Mbyllja e institucioneve paralele në Kosovë, SHBA: Veprime në kundërshtim me këshillat tona më të mira

Mbyllja e komunave paralele të Serbisë, ambasada amerikane: Këto veprime dëmtojnë marrëdhëniet dhe aspiratat e Kosovës

Mbyllja e komunave paralele të Serbisë, ambasada amerikane: Këto veprime dëmtojnë marrëdhëniet dhe aspiratat e Kosovës

Lajme
Kalo në kategori