LAJMI I FUNDIT:
Gjakova 12° cloudy

Fermerët rahovecas kërkojnë më shumë serra për kultivimin e perimeve

Fermerët rahovecas kërkojnë më shumë serra për kultivimin e perimeve

Lakra, spinaqi dhe sallata jeshile janë kulturat që fermerët e komunës së Rahovecit kultivojnë në ambiente të mbrojtura, serra.

Shumica e fermerëve janë të kënaqur me mbështetjen që u ka dhënë Ministria e Bujqësisë dhe Komuna e Rahovecit për këtë vit bujqësor.

Puna në bujqësi në komunën e Rahovecit nuk ndalon, varësisht stinës së dimrit. Kujtim Hoti thotë se në tokën e tij bujqësore qarkullon një sërë kulturash bujqësore gjatë stinës së verës, e në dimër fokusohet në prodhimin e lakrës. Fermerët varësisht mundit dhe angazhimit gjithëvjetor shprehen të kënaqur me punën që bëjnë.


“Për momentin çmimi i lakrës është i mirë, këtu i kemi 1 hektarë e 20 ari në sera, presim me vjel nga 1 shkurti, tregun e presim me eksport, pasi kjo hapësirë e kërkon të vilet sa më shpejt, pasi veç erdhi koha për me mbjell trangujt”, tha Kujtim Hoti nga “Apetiti” në Krushë të Madhe.

“Më shumë merrem me fidanë, pastaj me domate e me sallata. Këtu i kemi 30 ari, treg ka pas por kërkesa është shumë e vogël”, tha fermeri Mustaf Rexhepi.

“Kur e kemi sezonën që fillon prej janarit deri në qershor merremi me fidane e të tjera marrim edhe punëtor, tani jashtë sezonës jemi vetëm ne tre vëllezërit. Është mirë, nuk jemi jashtë, punojmë këtu, punojmë me sallata me fidane e me lule, ja vlen. Kam qenë edhe në kurbet e kam pa se atje është pak më vështirë. Këtu mirë jemi të kënaqur me punën që e bëjmë. Subvencionet i kemi marrë qysh herët, në muajin korrik. Edhe me sera na ka përkrah qeveria, por edhe me komunë jemi të kënaqur”, tha fermeri Çlirim Duraku.

Fermeri Bislim Hoti pati pak vështirësi me kulturën e lakrës, por nuk ankohet.

“Me lakra sivjet jo, se çmimi ka qenë i dobët, më dështuan pak se ka qenë thatësirë e madhe, ato ditë që ka pas ujë u ndal Radoniqi. Subvencionet i kam marrë para një muaj”, tha ai.

Komuna e Rahovecit nuk mund t`i plotësojë kërkesat e fermerëve, por po mundohemi t`u gjendet afër atyre, tha drejtori i Bujqësisë, Berat Duraku, duke deklaruar se as subvencionet e ministrisë një pjesë e fermerëve nuk i kanë marr akoma.

“Jemi munduar në forma të ndryshme t’u ndihmojmë. Kemi shpërndarë edhe ne si komunë sera. Diku 3 hektarë sera janë në proces të ndërtimit, në kohën kur flasim, jemi në fund të dhjetorit edhe akoma nuk janë përfunduar subvencionet, po shpresojmë që ditët në vijim të përfundojë edhe ky proces pasi javën e kaluar janë ekzekutuar tek llogaritë e fermerëve”, tha Duraku.

Në komunën e Rahovecit ka vetëm 60 hektarë serra, megjithëse kërkesat e fermerëve për të kultivuar në ambiente të mbrojtura janë të mëdha.

Në trend

Më shumë
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4

Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4

Magazina
Beckham emëron lojtarin më të madh me të cilin ka luajtur ndonjëherë, shpërfill ish-bashkëlojtarët e Man Utd

Beckham emëron lojtarin më të madh me të cilin ka luajtur ndonjëherë, shpërfill ish-bashkëlojtarët e Man Utd

Ndërkombëtare
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit

Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit

Botë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Fluturimi më i shkurtër në botë që zgjat vetëm një minutë e gjysmë

Fluturimi më i shkurtër në botë që zgjat vetëm një minutë e gjysmë

A e dini se...
Flakët masive rrethojnë dy burra dhe një qen në një shtëpi në Los Angeles, publikohet videoja që tregon momente tensioni

Flakët masive rrethojnë dy burra dhe një qen në një shtëpi në Los Angeles, publikohet videoja që tregon momente tensioni

Amerika
Kalo në kategori