LAJMI I FUNDIT:

Ish-futbollisti i Manchester City betohet si president i Gjeorgjisë

Ish-futbollisti i Manchester City betohet si president i Gjeorgjisë

Ish-futbollisti i Manchester City, Mikheil Kavelashvili është betuar si president i Gjeorgjisë.

Ndërsa presidentja pro-perëndimore në largim, Salome Zourabichvili, ka këmbëngulur se nuk e njeh emërimin e kundërshtarit të saj.

Megjithatë, ajo njoftoi se do të lirojë rezidencën e saj në Pallatin Orbeliani në Tbilisi, por jo edhe zyrën.


Bëhet e ditur se ky emërim vjen pas rezultateve të kontestuara të zgjedhjeve të përgjithshme, të cilat ishin të zhytura në akuza për korrupsion dhe mashtrim.

“Unë do të dal nga këtu, do të dal tek ju dhe do të jem me ju”, u tha Zourabichvili një turme mbështetësish jashtë pallatit.

Kavelashvili, i cili ishte sulmues i Manchester Cityt midis viteve 1996 dhe 1997, mbështetet nga partia Georgian Dream, shkruan skynews, përcjell Telegrafi.

Ai fitoi lehtësisht garën presidenciale në dhjetor, pasi Georgian Dream kontrollon një kolegj elektoral prej 300 vendesh.

Në fjalimin e tij, 53-vjeçari Kavelashvili premtoi se do të jetë “presidenti i të gjithëve, pavarësisht nëse e pëlqejnë apo jo”.

Ai bëri thirrje që kombi të bashkohet pas tij dhe rreth “vlerave të përbashkëta, parimeve të respektit të ndërsjellë dhe të ardhmes”.

Raportohet se Kavelashvili ka pikëpamje të forta anti-perëndimore, shpesh konspirative.

Ai ishte një nga autorët e një ligji të diskutueshëm që kërkon që organizatat që marrin më shumë se 20% të financimit të tyre nga jashtë të regjistrohen si “ndjekje të interesit të një fuqie të huaj” – i ngjashëm me një ligj rus që përdoret për të diskredituar organizatat kritike ndaj qeverisë.

Kritikët kanë akuzuar Georgian Dream – e krijuar nga miliarderi në hije Bidzina Ivanishvili, i cili e bëri pasurinë e tij në Rusi – se po bëhet gjithnjë e më autoritare dhe e anuar drejt Moskës, akuza që ajo i ka mohuar.

Partia kohët e fundit nxori ligje të ngjashme me ato të përdorura nga Kremlini për të goditur lirinë e fjalës dhe të drejtat e LGBTQ+.

Vendimi i saj muajin e kaluar për të pezulluar bisedimet mbi ofertën e vendit të tyre për t’u bashkuar me BE-në shtoi zemërimin e opozitës dhe nxiti protesta.

Zourabichvil u zgjodh me votim popullor me mbështetjen e Georgian Dream në vitin 2018, por u bë kritike e ashpër ndaj partisë në pushtet, duke e akuzuar atë për politika pro-ruse.

Ajo ka udhëhequr opozitën ndaj një sërë ligjesh represive të paraqitura nga qeveria dhe ka arritur të bashkojë një opozitë të përçarë në përpjekjet e saj për të rrëzuar qeverinë në zgjedhjet e tetorit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Cilët liderë të huaj do të marrin pjesë në inaugurimin e Trump - dhe kush jo?

Cilët liderë të huaj do të marrin pjesë në inaugurimin e Trump - dhe kush jo?

Amerika
Numri i ushtarëve të vrarë rusë në vitin 2024 është shumë më i lartë krahasuar me vitet e mëparshme - thotë Ukraina

Numri i ushtarëve të vrarë rusë në vitin 2024 është shumë më i lartë krahasuar me vitet e mëparshme - thotë Ukraina

Botë
Një tunel i fshehtë mes SHBA-së dhe Meksikës do të mbyllet pasi u zbulua në fillim të këtij muaji

Një tunel i fshehtë mes SHBA-së dhe Meksikës do të mbyllet pasi u zbulua në fillim të këtij muaji

Amerika
Droni turk Bayraktar TB3 PT-3 kryen me sukses testin e parë të gjuajtjes së municioneve

Droni turk Bayraktar TB3 PT-3 kryen me sukses testin e parë të gjuajtjes së municioneve

Turqia
Izraeli liron 90 të burgosur palestinezë në ditën e parë të marrëveshjes së armëpushimit

Izraeli liron 90 të burgosur palestinezë në ditën e parë të marrëveshjes së armëpushimit

Azia
Emërim i papritur nga Trumpi, agjenti që e shpëtoi nga atentati merr kontrollin e Shërbimit Sekret të SHBA-së

Emërim i papritur nga Trumpi, agjenti që e shpëtoi nga atentati merr kontrollin e Shërbimit Sekret të SHBA-së

Amerika
Kalo në kategori