LAJMI I FUNDIT:

Presidenti i Azerbajxhanit thotë se aeroplani i tyre u dëmtua derisa po fluturonte mbi Rusi – u godit nga toka

Presidenti i Azerbajxhanit thotë se aeroplani i tyre u dëmtua derisa po fluturonte mbi Rusi – u godit nga toka

Aeroplani i aviokompanisë së Azerbajxhanit që u rrëzua, ku si pasojë humbën jetë 38 persona, u dëmtua ndërsa fluturonte mbi Rusi “për shkak të të shtënave nga toka”, tha presidenti i Azerbajxhanit.

Presidenti Ilham Aliyev tha se beson se aeroplani, i cili u rrëzua rreth tre kilometra nga Aktau në Kazakistan të mërkurën, nuk ishte rrëzuar qëllimisht.

Megjithatë, ai akuzoi disa qarqe në Rusi se duan të mbulojnë të vërtetën rreth natyrës së rrëzimit, transmeton Telegrafi.


Aeroplani i pasagjerëve Embraer 190 ishte në rrugë nga kryeqyteti i Azerbajxhanit, Baku për në qytetin çeçen Grozny, kur ndryshoi kurs.

Ai u rrëzua në Kazakistan ndërsa po tentonte të ateronte pasi fluturonte drejt lindjes përtej Detit Kaspik, ku humbën jetën 38 persona dhe u lënduan të gjithë 29 të mbijetuarit.

Në një intervistë dhënë për televizionin publik të Azerbajxhanit, Aliyev tha se aeroplani ishte dëmtuar “nga jashtë” mbi territorin rus dhe se “sistemet e luftës elektronike” e nxorën aeroplanin “jashtë kontrollit”.

“Në të njëjtën kohë si pasojë e zjarrit nga toka është dëmtuar rëndë edhe bishti i aeroplanit”, tha ai.

“Fakti që trupi i aeroplanit është i mbushur me vrima tregon se teoria e goditjes së aeroplanit nga një tufë zogjsh, e cila u ngrit nga dikush, është hequr plotësisht nga rendi i ditës”, shtoi ai.

“Megjithatë, për fat të keq, disa qarqe në Rusi preferuan të parashtronin këtë teori. Një moment tjetër për të ardhur keq dhe befasues për ne ishte se agjencitë zyrtare ruse parashtruan teori për shpërthimin e gazit në bordin e aeroplanit”, theksoi ndër tjera presidenti i Azerbajxhanit.

Me fjalë të tjera, sipas tij kjo tregoi qartë se pala ruse donte të mbulonte çështjen, e cila, natyrisht, është e pahijshme për këdo.

Ai tha se aeroplanit u godit “rastësisht” dhe përjashtoi një “akt të qëllimshëm terrori”.

Megjithatë, kritikoi autoritetet ruse për mosmarrjen e përgjegjësisë për rrëzimin.

“Pranimi i fajit, kërkimi i faljes në kohën e duhur ndaj Azerbajxhanit, i cili konsiderohet një vend mik, dhe informimi i publikut për këtë – të gjitha këto ishin masa dhe hapa që duhej të ishin ndërmarrë”, tha ai.

Të shtunën, presidenti rus Vladimir Putin i kërkoi falje homologut të tij azerbajxhanas, për atë që ai e quajti një “incident tragjik” – por nuk mori përgjegjësinë.

Kremlini tha në një deklaratë të shtunën se sistemet e mbrojtjes ajrore po qëllonin pranë Groznyt për shkak të një sulmi me dron ukrainas, por nuk tha se një prej tyre rrëzoi aeroplanin.

Shtëpia e Bardhë tha se të dhënat e hershme sugjerojnë se aeroplani mund të ishte rrëzuar nga Rusia.

Dy zyrtarë ushtarakë amerikanë i thanë NBC Neës se Amerika ka informacione që tregon se Rusia mund ta ketë keqidentifikuar aeroplanin si një dron dhe e ka rrëzuar atë.

Në ditët pas rrëzimit, aviokompania e Azerbajxhanit fajësoi “ndërhyrjet fizike dhe teknike” dhe njoftoi pezullimin e fluturimeve në disa aeroporte ruse. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit

Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit

Botë
Si arriti Elon Musk të bëhet njeriu më i pasur në botë?

Si arriti Elon Musk të bëhet njeriu më i pasur në botë?

Botë
Zjarret në Kaliforni, Blerim Gjoci: Na erdhi urdhri për evakuim, u bëmë bashkë një grup shqiptarësh

Zjarret në Kaliforni, Blerim Gjoci: Na erdhi urdhri për evakuim, u bëmë bashkë një grup shqiptarësh

Amerika
Shpërndahet në masë të madhe videoja e Joe Rogan, që një vit më parë kishte parashikuar zjarrin që mund të shpërthej në Los Anxhelos

Shpërndahet në masë të madhe videoja e Joe Rogan, që një vit më parë kishte parashikuar zjarrin që mund të shpërthej në Los Anxhelos

Amerika
Konfirmohet rasti i parë i virusit HMPV në Greqi

Konfirmohet rasti i parë i virusit HMPV në Greqi

Greqia
Takimi i Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës - çfarë u bisedua e çfarë u vendos

Takimi i Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës - çfarë u bisedua e çfarë u vendos

Botë
Kalo në kategori