Vdekja e njëvjeçarit nga Gjakova, infektologët: Duhet të testohen familjarët
Me vdekjen e fëmijës një vjeçar nga Gjakova të shtunën në QKUK, janë bërë dy raste brenda vitit që fëmijët nga lagja “Kolonia” në këtë komunë vdesin nga infeksioni i njëjtë, “sepsa meningokoksike”.
Kjo e fundit siç thonë infektologët, vjen nga një bakter, i cili gjendet në grykën e fytit e që mund të bartet nga kontakti i afërt.
Por familjarët e viktimës thonë se nuk i ka kontaktuar askush për testim.
Infektologët thonë se ekziston rreziku që infeksioni të jetë bartur, andaj testimin e vlerësojnë të nevojshëm.
“Gjithsesi, kontakti me personat e infektuar, zakonisht 6-7 ditët e mëhershme. Të gjithë ata që kanë qenë në kontakt me personin e infektuar, duhet të testohen e kontrollohen. Por, më e rëndësishmja, duhet të bëhet ‘kemoprifillaksa’ ose mbrojtësja përkatëse ndaj antigjenit përkatës, sepse edhe nëse nuk e kanë marrë, gjasat janë shumë të mëdha”, ka deklaruar Hamdi Ramadani, infektolog.
Kur dy ditë më parë televizioni Dukagjini pyeti Drejtorinë e Shëndetësisë në Gjakovë, e njëjta thoshte se kontrollet në lagjen “Kolonia” janë të rregullta. Mirëpo, një gjë të tillë e kanë mohuar familja e një vjeçarit dhe banorë të tjerë.
Gjatë së enjtes, televizioni ka pyetur sërish drejtorinë për testimin. Mirëpo, ajo i është shmangur përgjigjes për këtë çështje, duke folur vetëm për rrethanat e rastit ditën kritike. Kurse, për diagnozën thotë se nuk është në dijeni.
“Nuk e kam parë njoftimin. Zyrtarisht, nuk kemi marrë asgjë, as nga ministria dhe as nga IKSHP. Rasti është hapur në polici. Të gjitha të dhënat janë marrë nga ambulanta me urdhër të prokurorit. Ka qenë edhe Inspektorati i Shëndetësisë!”, ka deklaruar Adelina Shehu – Kola, drejtoreshë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Gjakovë.
Testimi nuk u është ofruar as familjarëve të 4-vjeçares, e cila vdiq në shkurt të këtij viti.
Televizioni ka pyetur Inspektoratin e Shëndetësisë lidhur me testimin e familjarëve, por ky institucion nuk i është përgjigjur të interesimit të televizionit. Kurse Prokuroria e Gjakovës, pos njoftimit se janë duke i marrë të gjitha veprimet, nuk ka dhënë detaje të tjera. /Dukagjini/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDriloni shpallet fitues i Big Brother VIP Kosova 3
Përfundon edicioni i tretë i Big Brother VIP Kosova me Drilonin fitues
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Cilësohet si një 'vrasës' para porte - Conceicao i kërkon Milanit transferimin e top sulmuesit
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova