LAJMI I FUNDIT:

VLEN: Afrim Gashi është bërë fiksimi i BDI-së, ai është figurë e kompletuar

VLEN: Afrim Gashi është bërë fiksimi i BDI-së, ai është figurë e kompletuar

“Si koalicioni vetëm shqiptarë, VLEN, me krenari dhe përgjegjësi të plotë kemi qenë një zëri dakord që Afrim Gashi të na përfaqësojë të gjithë shqiptarëve në Kuvend ashtu siç duhet dhe ashtu siç i ka hije. Figurë e kompletuar për ta përmbushur këtë detyrë, intelektual, modest, i sinqert dhe tmerri i të pamoralshmëve, të korruptuarve, dhe anti-shqiptarëve. Prandaj, edhe është bërë fiksim i partisë non-grata, BDI-së”, kështu thuhet në reagimin e VLEN-it ndaj BDI-së, pasi sot opozita shqiptare deklaroi se kryeparlamentari Gashi ka folur në gjuhën maqedonase edhe me delegacionin nga Kuvendi i Shqipërisë.

“Qytetarët janë dëshmitarë kur Bujar Osmani rrihte gjoks se gjuha maqedonase me garancë të plotë do të përdoret jashtë kufijve si gjuhë e vetme zyrtare, Talat Xhaferi, përpos që fliste maqedonisht shpesh herë reflektonte se edhe mendon në këtë gjuhë. Ali Ahmeti që për militantët e tyre paraqitet hero e në përgjime dëgjohej kur fliste me Nikolla Gruevskin me aq dije sa kishte, prandaj edhe shpesh herë duke që e ka disponuar Gruevskin. Sa për ta freskuar kujtesën tuaj: Nikolla i drejtohej Imenden, e Ahmeti i përgjigjej Imer. Pra, mos e luani patriotin e rrejshëm sepse ka me bollëk qindra fakte e argumente ku këta të partisë nongrata flisnin në gjuhën maqedonase e merreshin vesh në këtë gjuhë për t’i dëmtuar shqiptarët. Prandaj, nëse kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, i është përgjigjur mediave maqedonase në këtë gjuhë nuk ka bërë asgjë gabim, të njëjtën gjë e kanë bërë Xhaferi, Osmani, edhe lideri i tyre Ahmeti me aq sa dinte bënte përpëlitje në gjuhën maqedonase. Dallimi është se Afrim Gashi si kryetar Kuvendi ka folur në gjuhën maqedonase para mediave publikisht kur është pyetur nga mediat maqedonase, e këta të partisë nongrata kanë folur edhe publikisht, edhe nga tunelet e podrumet për të hartuar plane anti-shqiptare. Prandaj, mos vazhdoni të luani këtë rol sepse jeni demaskuar që moti, çdo përpjekje e juaj për të shitur patriotizëm të rrejshëm do të jetë një hap më poshtë për ju derisa të fundoseni tërësisht. Kujtojmë që, gjashtë muaj Kuvendi po udhëhiqet ndryshe, pa arrogancë me mjeshtri, profesionalizëm e përgjegjësi të plotë. Afrim Gashi si kryetar i Kuvendit nuk e shndërroi këtë vend në teatër për të bërë skena për të kënaq militantët partiak sikurse parëndësi i tij. Po, nëse të gjithë mendojnë se ka dallim udhëheqja e Kuvendit nga Talat Xhaferi dhe tani nga Afrim Gashi edhe ne pajtohemi me këtë konstatim. Sepse, Afrim Gashi, nuk shkon i dehur në Kuvend, pa zhurmë me qetësi e profesionalizëm po kuvendohet më mirë se asnjëherë më parë”, thonë nga VLEN.

Në trend Lajme

Më shumë
AGK njofton vdekjen e gazetares Olga Priadko, ishte strehuar në Kosovë për shkak të luftës në Ukrainë

AGK njofton vdekjen e gazetares Olga Priadko, ishte strehuar në Kosovë për shkak të luftës në Ukrainë

Lajme
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen'  figurat historike shqiptare

Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare

Lajme
Clarke përshkruan viktimat që ZPS-ja ia prezantoi në fotografi, për disa thotë se kanë vdekur nga plumbi e disa janë goditur me mjete të forta

Clarke përshkruan viktimat që ZPS-ja ia prezantoi në fotografi, për disa thotë se kanë vdekur nga plumbi e disa janë goditur me mjete të forta

Drejtësi
Vrasja e Kristian Markut në autostradën Fier-Vlorë, detaje nga hetimet: Vrasësit dyshohet se ikën në Kosovë

Vrasja e Kristian Markut në autostradën Fier-Vlorë, detaje nga hetimet: Vrasësit dyshohet se ikën në Kosovë

Lajme
Dyshohet se ofruan shërbime seksuale me pagesë, arrestohen gjashtë persona në Prishtinë

Dyshohet se ofruan shërbime seksuale me pagesë, arrestohen gjashtë persona në Prishtinë

Lajme
Vrasja e Liridona Ademajt, më 27 janar nis gjykimi ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Vrasja e Liridona Ademajt, më 27 janar nis gjykimi ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Lajme
Kalo në kategori