LAJMI I FUNDIT:

ASH e Selës: Qeveria monoetnike lejoi që flamuri shqiptar të nënçmohet jo vetëm nga një polic, por nga e gjithë MPB-ja

ASH e Selës: Qeveria monoetnike lejoi që flamuri shqiptar të nënçmohet jo vetëm nga një polic, por nga e gjithë MPB-ja

Aleanca për Shqiptarët – krahu i Ziadin Selës kanë reaguar ndaj deklaratës së ministrit të Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski i cili tha se polici nga Kumanova që më 28 nëntor kishte përdhosur flamurin shqiptar nuk ka bërë shkelje ndaj procedura për të është mbyllur.

“Ashtu edhe siç pritej nga një qeveri monoetnike dhe antishqiptare, Ministria e Punëve të Brendshme e fali policin i cili përdhosi flamurin kombëtar shqiptar edhe përkundër aktrimeve, deklaratave dhe shfaqjeve tragji-komike të zëvendësministrit shqiptar dhe partive shqiptare në Qeveri”, thuhet në një reagim nga ASH-ja e Ziadin Selës.

“Ndërkohë, nuk ka asnjë hap konkret as për ata që dogjën flamurin shqiptar, ndërsa për shqiptarët që festuan 28 Nëntorin, përfshirë edhe ata që nuk kishin lidhje me djegien e flamurit shtetëror, vazhdon të mbetet rreziku për dënime nga 1 deri në 5 vjet burg”, reagojnë nga ASH-ja.


Me këtë vendim, sipas ASH-së, sot flamurin dhe mbarë kombin shqiptar e nënçmoi jo vetëm një polic, por e tërë MPB-ja, i gjithë shteti, përfshirë këtu edhe zëvendësministrin dhe funksionarët e tjerë shqiptarë.

“Sot u dëshmua edhe një herë se për partitë e Vlenit dhe krerët e saj, nuk kanë rëndësi as gjuha e as flamuri, por vetëm kolltuqet e tyre. Ata e konfirmuan se janë vetëm vasalë të një qeverie që për 6 muaj shënoi regresin më të madh që shqiptarët nuk e kanë parë për 30 vjet”, thonë nga ASH-ja.

Nga ASH thonë se, ata tani i tejkaluan edhe kufijtë e vendit, duke zyrtarizuar dhe legjitimuar me veprimet e tyte edhe ofendimin e Shqipërisë dhe të mbarë kombit.

Në trend Lajme

Më shumë
Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Politikë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Lajme
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Politikë
Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Lajme
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Lajme
Kalo në kategori