LAJMI I FUNDIT:

Klekovski: Mungesa e personelit mjekësor përbën shqetësim, sidomos ajo e infektologëve

Klekovski: Mungesa e personelit mjekësor përbën shqetësim, sidomos ajo e infektologëve

Në Klinikën Infektive mungojnë 100 punonjës shëndetësor, por edhe nëse hapen vende pune, përsëri nuk ka kush të punojnë për shkak të mos interesimit të specializantëve infektolog. Kështu bëri të ditur drejtori i Fondit Shëndetësor. Ai gjatë takimit me gazetarët njoftoi se në spitalin e Strumicës do të pensionohen 75 punonjës, ndërsa në Gostivar nuk do të ketë doktor të mjekësisë ligjore. Sipas tij, shëndetësisë në vend i duhet një riorganizim i përgjithshëm.

“Largimet ndodhën me Covidin. Pjesërisht për shkak të pensionimit, pjesërisht për shkak të largimit nga vendi. Situata me infektologët është kritike në të gjithë vendin, pasi ka shumë pak interes për specializimin e sëmundjeve infektive. Me programin e specializimit dhe motivimin e stafit duhet të sigurojmë një kapacitet minimal. Jemi në komunikim me Ministrinë e Shëndetësisë, me drejtorin e Klinikës Infektive, me Ministrinë e Financave. Problemi është se tani edhe nëse aprovohen 100 vende pune, askush nuk do të punësohet”, deklaroi Sashko Kllekovski, drejtor i Fondit Shëndetësor.

Klekovski gjithashtu theksoi se dhe problemin e mos evidentimit të harxhimeve të barnave nëpër spitale.


“Për fat të keq, nuk kemi asnjë gjërmueshmëri të konsumit të barnave të zakonshme nëpër spitale. Terapia e shtrenjtë biologjike është më një buxhet të kushtëzuar dhe është në mbikëqyrje dhe monitorim të shtuar. Ka probleme strukturore të trashëguara, sepse institucione të ndryshme përdorin mënyra të ndryshme për evidentimin e barnave”, tha Sasho Klekovski drejtor i Fondit Shëndetësor.

Kontrolli bazë internist do të shtrenjtohet për 10 deri në 15 denarë. Klekovski tha se çmimi aktual nuk ka ndryshuar për më shumë se 10 vite. Klekovski gjithashtu tha se do të ketë rritje të kapitacionit të mjekëve amë. Ai tha se janë në bisedime me Shoqatën e Mjekëve Privatë, me stomatologët dhe gjinekologët, por nuk dha më shumë detaje.

Në trend Lajme

Më shumë
Mbi gjysmë milioni euro për restaurimin e shtëpisë së Xhafer Devës, historiani Kelmendi: Thuajse asgjë s’ka mbetur nga origjinali

Mbi gjysmë milioni euro për restaurimin e shtëpisë së Xhafer Devës, historiani Kelmendi: Thuajse asgjë s’ka mbetur nga origjinali

Lajme
Hoxha: LDK e PDK filluan fushatën me tubime të suksesshme, VV e zbehtë

Hoxha: LDK e PDK filluan fushatën me tubime të suksesshme, VV e zbehtë

Politikë
LVV nis fushatën në Gjakovë, Kurti: Orientimi ynë është evropian

LVV nis fushatën në Gjakovë, Kurti: Orientimi ynë është evropian

Politikë
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Lajme
Abdixhiku prezanton 110 kandidatët për deputetë: Jemi shpresa e parë dhe e fundit e Republikës së Kosovës

Abdixhiku prezanton 110 kandidatët për deputetë: Jemi shpresa e parë dhe e fundit e Republikës së Kosovës

Politikë
Drejtori i Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit: MPJD ndër ministritë më të cenueshme ndaj korrupsionit

Drejtori i Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit: MPJD ndër ministritë më të cenueshme ndaj korrupsionit

Drejtësi
Kalo në kategori