LAJMI I FUNDIT:

Osmani: Gashi të tërheq deklaratën për gjuhën shqipe

Osmani: Gashi të tërheq deklaratën për gjuhën shqipe

Ish-ministri i Jashtëm, Bujar Osmani ka kërkuar që kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi të tërheq deklaratën në lidhje me gjuhën shqipe.

“Në karrierën time politike dhe në gjithë eksperiencën që kam pasur në vend dhe në botë, nuk kam dëgjuar kurrë një deklaratë më poshtëruese, të pasaktë dhe servile se kjo për gjuhën shqipe.

Deklarata e tillë është një fyerje e rëndë për popullin shqiptar dhe një mohim i realitetit kushtetues të Republikës së Maqedonisë së Veriut.


I bëj thirrje Gashi që menjëherë ta tërheqë këtë deklaratë dhe t’i kërkojë falje publike qytetarëve shqiptarë.

Gashi tha se gjuha shqipe nuk është zyrtare, por e përkthyer – Fronti Europian kërkon dorëheqjen e tij
Lexo po ashtu Gashi tha se gjuha shqipe nuk është zyrtare, por e përkthyer – Fronti Europian kërkon dorëheqjen e tij

Një figurë që përfaqëson një institucion të lartë duhet të mbrojë dinjitetin e popujve dhe komuniteteve dhe të respektojë të drejtat e të gjithë qytetarëve, jo të bëhet instrument i diskursit përçarës dhe denigrues”, shkruan Osmani në profilin e tij në Facebook.

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi më herët deklaroi se gjuha shqipe në Maqedoninë e Veriut nuk është zyrtare dhe se është gjuhë e përkthyer.

“Gjuhë e vetme zyrtare me të cilën shteti komunikon dhe institucionet flasin mes vete është gjuha maqedonase. Gjuha shqipe është gjuhë e përkthyer. Unë po ju them të vërtetën ashtu siç është, nuk është diçka që mua më pëlqen, unë e kam kundërshtuar”, deklaroi Afrim Gashi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vrasja e Ramazan Matajt, flet babai i autorit: Djali im të marrë dënimin e merituar

Vrasja e Ramazan Matajt, flet babai i autorit: Djali im të marrë dënimin e merituar

Lajme
Biden zgjeron fushën e sanksioneve për kompanitë dhe njerëzit në Ballkanin Perëndimor

Biden zgjeron fushën e sanksioneve për kompanitë dhe njerëzit në Ballkanin Perëndimor

Lajme
Analiza e Friedrich Naumann: Vuçiq po përhap narrativë proruse dhe antiperëndimore, synon Serbinë e Madhe

Analiza e Friedrich Naumann: Vuçiq po përhap narrativë proruse dhe antiperëndimore, synon Serbinë e Madhe

Lajme
Hoxha: Bojkotimi i disa mediave nga Vetëvendosje taktizim i domosdoshëm

Hoxha: Bojkotimi i disa mediave nga Vetëvendosje taktizim i domosdoshëm

Politikë
Fillon periudha e votimit jashtë Kosovës për votuesit e regjistruar për votim me postë

Fillon periudha e votimit jashtë Kosovës për votuesit e regjistruar për votim me postë

Lajme
Arjon Hasaj pranon vrasjen e Ramazan Matajt: Kishte 6 vite lidhje me motrën tonë, i prishi dy martesa

Arjon Hasaj pranon vrasjen e Ramazan Matajt: Kishte 6 vite lidhje me motrën tonë, i prishi dy martesa

Lajme
Kalo në kategori