LAJMI I FUNDIT:

E nisi keq me Man United, Amorim e pranon se mund të shkarkohet nga posti i trajnerit

E nisi keq me Man United, Amorim e pranon se mund të shkarkohet nga posti i trajnerit

Trajneri i Manchester United, Ruben Amorim, ka zbuluar se ai mund të shkarkohet vetëm pak javë pasi mbërriti në ‘Old Trafford’. 

Amorim u emërua si trajner i ri i Unitedit në fillim të muajit nëntor, duke zëvendësuar teknikun Erik Ten Hag i cili e mbajti atë pozicion për dy vite. 

Sidoqoftë, trajneri portugez ka vuajtur shumë gjatë dy muajve të tij të parë në krye të ‘Djajve të Kuq’, duke humbur pesë nga 10 ndeshjet e tij të para. 


Dhe tani, Amorim ka pranuar se puna e tij mund të jetë nën rrezik dhe se ai po e ndjen presionin për të ardhmen e tij tek United.     

Duke folur pas humbjes së fundit të Unitedit ndaj Wolves në ‘Boxing Day’, Amorim tha se puna e tij nuk është e sigurt, por ai do ta përqafojë presionin. 

“E di biznesin në të cilin kam hyrë. Trajneri i Manchester United nuk mundet asnjëherë, pa marrë parasysh, që të ndihet rehat”. 

Ruben Amorim tashmë ka thyer një rekord të padëshiruar si trajner i Man Utd
Lexo po ashtu Ruben Amorim tashmë ka thyer një rekord të padëshiruar si trajner i Man Utd

“E di se nëse nuk fitojmë, pavarësisht, nëse paguajnë klauzolën a po jo, e di që çdo trajner është në rrezik. Më pëlqen kjo sepse kjo është puna, kështu që e kuptoj pyetjen”. 

“Ju mund të argumentoni se unë kam qenë këtu për një muaj dhe kam pasur katër seanca stërvitore, por ne nuk jemi duke fituar. Ky është realiteti dhe unë jam mjaft rehat me këtë”, ka thënë Amorim./Telegrafi/