LAJMI I FUNDIT:

Taravari për deklaratën e Gashit: Gjuha shqipe nuk është e barabartë me atë maqedonase

Taravari për deklaratën e Gashit: Gjuha shqipe nuk është e barabartë me atë maqedonase

Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari dhe njëri nga liderët e VLEN-it, ka komentuar deklaratën e Afrim Gashit, i cili tha se gjuha shqipe nuk është zyrtare, por e përkthyer. Taravari theksoi se këto janë lojëra fjalësh, ndërsa tha se “gjuha shqipe nuk është e barabartë me atë maqedonase”.

“Mund të kemi lojë fjalësh sa të duam, gjuha shqipe nuk është e barabartë e me gjuhën maqedonase, këtu pajtohemi të gjithë. Para vitit 1991 gjuhë zyrtare në Maqedoni kanë qenë gjuha maqedonase, shqipe dhe turke. Tash është gjuha maqeodnase dhe gjuha e 20 përqind të popullatës që e flasin atë gjuhë. Ne duhet të punojmë në këtë drejtim, pasi gjuha shqipe nuk është e barabartë me atë maqedonase. Ne duhet të inisistojmë që gjuha shqipe të qëndrojë edhe si fjalë, jo si përqindje”, tha Taravari.


Ai foli edhe për ndryshimet kushtetuese, ndërsa tha se nuk mund të bëhen pa OBRM-PDUKM-në.

Gashi tha se gjuha shqipe nuk është zyrtare, por e përkthyer – Fronti Europian kërkon dorëheqjen e tij
Lexo po ashtu Gashi tha se gjuha shqipe nuk është zyrtare, por e përkthyer – Fronti Europian kërkon dorëheqjen e tij

“Për ndryshimet kushtetuese është e vërtetë se ne e kemi thënë, edhe kur kemi negociouar me OBRM-PDUKM-në, një nga shtyllat kanë qenë eurointegrimet. Edhe presidentja tha se Maqedonia e Veriut nuk ka alternativë tjetër, por pa OBRM-PDUKM-në nuk mund të bëhen ndryshimet kushtetuese”, tha Taravari./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Çfarë na bën ajri i ndotur?

Çfarë na bën ajri i ndotur?

Lajme
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Drejtësi
Zëvendës-sekretari amerikan sot në Kosovë

Zëvendës-sekretari amerikan sot në Kosovë

Lajme
Prishtina nis vitin 2025 me ajër të ndotur, një nga qytetet më të ndotura në botë

Prishtina nis vitin 2025 me ajër të ndotur, një nga qytetet më të ndotura në botë

Lajme

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Kalo në kategori