LAJMI I FUNDIT:

Kanarina Kovanxhiu: Ylli i vogël që ndjek ëndrrat e mëdha në muzikë

Kanarina Kovanxhiu: Ylli i vogël që ndjek ëndrrat e mëdha në muzikë
Kanarina Kovanxhiu (Foto: Telegrafi)

Kanarina Kovanxhiu, një këngëtare dhe flautiste e vogël nga Prishtina, po fiton zemrat e publikut me talentin e saj të jashtëzakonshëm. Në një intervistë ekskluzive për Telegrafin, ajo ndau emocionet e suksesit në festivalet e fëmijëve dhe planet e saj për të ardhmen.

“Deri tash unë kam marrë pjesë në festivalin LyraFest, por kam marrë pjesë edhe në korin e shkollës. LyraFest është çmimi i parë që e kam marrë prej një festivali,” tregon Kanarina me krenari. Ajo kujton me emocion performancën e saj të veçantë në këtë festival, ku përdori tingujt magjikë të flautës për të krijuar një përvojë unike muzikore. “Në LyraFest e kam kënduar një këngë që tema është me flautën, domethënë flautën e kam përdorur si kanarinë edhe për veten time”.

Kanarina ka nisur të mësojë flautën vetëm dy vite më parë, por e ka bërë të qartë se ky instrument është pasioni i saj i madh. “Flauta i ka shumë tinguj të ëmbël dhe ka pak artistë që e përdorin këtë instrument,” shpjegon ajo, duke shtuar se aspiron të bëhet një flautiste dhe këngëtare profesioniste.


Ndër artistët që e inspirojnë, Kanarina përmend emra të njohur si Dua Lipa, Rita Ora dhe Rame Lahaj. E talentuara e vogël aktualisht ndjek mësimet në shkollën fillore “Ismail Qemaili” dhe gjithashtu studion në shkollën e muzikës “Prenk Jakova” në Prishtinë.

Si çdo fëmijë, edhe Kanarina ka pasur ëndrra të ndryshme. “Kur kam qenë më e vogël, kam dashur të bëhem piktore pasi kam vizatuar shumë,” thotë ajo me buzëqeshje, duke kujtuar kohën kur vizatonte në gota, mure dhe dysheme. Por pasioni për muzikën e udhëhoqi në një drejtim tjetër. “Kur kam zgjedhur muzikën, krejt familja ime kanë menduar që do të bëhem muzikante”.

E pyetur për planet e saj, Kanarina shpreh një dëshirë të madhe: “Ëndrra ime është që të shkoj në një festival mbarëkombëtar dhe të zë vendin e parë”.

Kanarina Kovanxhiu është një shembull i shkëlqyer i përkushtimit dhe talentit të hershëm. Me pasionin që ka për muzikën dhe mbështetjen e familjes dhe mësuesve të saj, e ardhmja duket plot dritë për këtë yll të vogël. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Drenusha dhe Gresa jashtë finales, reagon Xhuli: Nuk e di a guxoj ta them, por në BBVK jo gjithçka shkon sipas votave të publikut

Drenusha dhe Gresa jashtë finales, reagon Xhuli: Nuk e di a guxoj ta them, por në BBVK jo gjithçka shkon sipas votave të publikut

Magazina
Shokon Driloni, tregon pa dashje se ka marrë informacione nga jashtë përmes banorëve të rinj

Shokon Driloni, tregon pa dashje se ka marrë informacione nga jashtë përmes banorëve të rinj

Magazina
Parashqevi Simaku më në fund pranon të kurohet, bëhet e ditur se ajo ka filluar terapinë në spitalin psikiatrik

Parashqevi Simaku më në fund pranon të kurohet, bëhet e ditur se ajo ka filluar terapinë në spitalin psikiatrik

Magazina
Milaimi pretendon se Driloni dhe Xheneta janë të virgjër, ndërsa tregon se vetë ka pasur vetëm tri të dashura

Milaimi pretendon se Driloni dhe Xheneta janë të virgjër, ndërsa tregon se vetë ka pasur vetëm tri të dashura

Magazina
Vullneti i zhgënjyer: Doja një djalë për lidhje në BBVK, por fatkeqësisht të gjithë ishin të obsesionuar me veten

Vullneti i zhgënjyer: Doja një djalë për lidhje në BBVK, por fatkeqësisht të gjithë ishin të obsesionuar me veten

Magazina
Xheneta e pyet Milaimin për Gjestin, ai i thotë se reperi është mirë dhe ndodhet në Londër

Xheneta e pyet Milaimin për Gjestin, ai i thotë se reperi është mirë dhe ndodhet në Londër

Magazina
Kalo në kategori