LAJMI I FUNDIT:

Parashqevi Simaku më në fund pranon të kurohet, bëhet e ditur se ajo ka filluar terapinë në spitalin psikiatrik

Parashqevi Simaku më në fund pranon të kurohet, bëhet e ditur se ajo ka filluar terapinë në spitalin psikiatrik

Parashqevi Simaku, një nga ikonat më të dashura të muzikës shqiptare, ka nisur trajtimin e duhur në një spital psikiatrik në New York pas një periudhe të gjatë sfidash me shëndetin e saj.

Lajmi u bë i ditur nga biznesmeni Elton Ilirjani, i cili ka qenë një nga personat më të përkushtuar në ndihmën dhe mbështetjen e saj gjatë kësaj kohe të vështirë.

Përmes një postimi në Instagram, Ilirjani informoi se këngëtares i është aplikuar injektimi i parë mjekësor, duke e cilësuar këtë hap si një pikë kthese të rëndësishme drejt rikuperimit të saj.


Në mesazhin e tij emocional, Ilirjani shkroi: “Flutura jonë filloi të rikthehet mes nesh! Sot ajo nisi kthesën! Plot 34 ditë sakrificë, magji, dashuri, sfida, lodhje, gëzim, lot, frikëra! Por në fund: FITUAM! Atë që askush nuk arriti ta bënte për 25 vite! ASKUSH! Jam krenar për ty flutur! Krenar për herë të parë për veten time, sepse ishte thjesht dhe vetëm dashuria që kam për ty!”.

Foto: Eltin Ilirjani/InstaStory

Reagime të ngrohta ka pasur edhe nga mbesa e këngëtares, Ani Simaku, e cila përmes një postimi në rrjetet sociale tregoi se Parashqevi e kishte telefonuar për t’i konfirmuar fillimin e trajtimit. “Pas shumë mundimesh, halla po merr mjekimin e duhur. Shumë faleminderit të gjithëve për mbështetjen dhe faleminderit @eilirjani për gjithçka që po bën,” ka shkruar Ani Simaku në Instastory.

Në një gjest simbolik, Elton Ilirjani është shfaqur i veshur me peliçen e Parashqevisë, pikërisht atë që këngëtarja mbante në momentin kur u gjet në stacionin e trenit në Penn Station. Ai theksoi përkushtimin dhe dashurinë që e kanë shtyrë të qëndrojë pranë saj gjatë kësaj sfide të vështirë, duke deklaruar: “Unë do vishem si ti në Penn Station derisa ti të shërohesh!”.

Foto: Elton Ilrjani/InstaStory

Ky moment shënon një kthesë të rëndësishme në jetën e Parashqevi Simakut, duke sjellë shpresë për një rikuperim të plotë. Mbështetja e afërt dhe dashuria e njerëzve që e rrethojnë kanë qenë vendimtare për këtë hap të madh drejt shërimit.

Për fansat e saj, ky është fillimi i një kapitulli të ri, duke shpresuar që artistja të rikthehet në formën e saj më të mirë dhe të vazhdojë të frymëzojë me artin e saj. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Rrezikon dënim deri në pesë vjet burg dhe 15 vjet dëbim - zbulohet se Noizy u arrestua në Zvicër për shkak të dhunës ndaj Medi Hysenit

Rrezikon dënim deri në pesë vjet burg dhe 15 vjet dëbim - zbulohet se Noizy u arrestua në Zvicër për shkak të dhunës ndaj Medi Hysenit

Magazina
Enca Haxhia në lidhje të re, publikon fotografi krah të dashurit të ri?

Enca Haxhia në lidhje të re, publikon fotografi krah të dashurit të ri?

Magazina
Arrestimi i Noizy-t në Zvicër – shkruajnë edhe mediet zvicerane

Arrestimi i Noizy-t në Zvicër – shkruajnë edhe mediet zvicerane

Magazina
Një tjetër moment i pakëndshëm, kësaj radhe në Aeroportin e Londrës - Brigitte Macron refuzoi dorën e burrit të saj kur zbriti nga avioni

Një tjetër moment i pakëndshëm, kësaj radhe në Aeroportin e Londrës - Brigitte Macron refuzoi dorën e burrit të saj kur zbriti nga avioni

Magazina
Zayn Malik flet hapur për racizmin kur ishte anëtar i 'One Direction': Kam punuar shumë në një grup

Zayn Malik flet hapur për racizmin kur ishte anëtar i 'One Direction': Kam punuar shumë në një grup "të bardhë"

Magazina
Dokumentari i ri i Netflix zbulon

Dokumentari i ri i Netflix zbulon "kultin" e ish-gjigantit të modës: Abuzimi seksual në fokus

Magazina
Kalo në kategori