Në takimin e fundvitit me përfaqësues të medias, ministri i Jashtëm, Igli Hasani, u përgjigj pyetjeve lidhur me negociatat me Greqinë, përfshirë çështjen e pensioneve dhe marrëveshjen e detit.
Ai theksoi se negociatat me Greqinë janë të shumëfishta dhe të trajtuara me kujdes maksimal, ku interesi kryesor është të çohen përpara marrëdhëniet e Shqipërisë me Bashkimin Evropian, duke ruajtur një marrëdhënie të qëndrueshme dhe të shëndoshë me shtetin fqinj.
Për sa i përket çështjes së njohjes së pensioneve, Hasani shpjegoi se ka pasur një angazhim serioz dhe një mirëkuptim të thellë nga pala greke, dhe se procesi vijon me vëmendje, duke mos lejuar që detajet teknike të ndikojnë në përfundimin e suksesshëm të negociatave. Ai gjithashtu e theksoi rëndësinë e një angazhimi të vazhdueshëm për të arritur rezultate konkrete dhe për të avancuar Shqipërinë në procesin e integrimit në BE, duke përmendur hapjen e dy kapitujve të rëndësishëm në këtë drejtim.
“Negociatat me Greqinë ka shumë vektorë e mënyrë që ne I trajtojmë me kujdes e vëmendje maksimale. Në të gjithë këtë përpjekje prevalon interesi i qeverisë shqiptare për ta çuar sa më shpejtë e sa më pranë Shqipërinë pranë BE-së duke mos lënë pas themelet e një marrëdhënie të mirë e të shëndoshë.
Kemi pasur një mirëkuptimin dhe angazhim shumë të mirë e serioz me Republikën e Greqisë në rastin konkret. Është e rëndësishme të mos jetë përpjekje mikrofoni por punë tavoline, duke u futur në të gjithë detajet e nevojshme por dhe duke u kujdesur që detajet të mos prishin të tërën. Është e rëndësishme të vijojmë të kemi këtë angazhim jo vetëm me fqinjët tanë jugorë për të arritur rezultate të prekshme, siç ishin konkretisht edhe fakti që u hapën dy grup kapitujt më politikë në të gjithë procesin”, tha ministri. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore
"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri
Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit
Hoxhaj: Qeveria Kurti ka lënë Kosovën në terr diplomatik, nën sanksione - nuk iu beson më askush
Fitness qendra "Oxygen" në Tetovë, investimi mahnitës që hap dyert nga data 10 janar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025