Prizreni, Suhareka e Dragashi njoftojnë se kanë përfituar 3.4 milionë euro nga Granti i Performancës Komunale
Tri komuna të rajonit të Prizrenit kanë njoftuar se janë përfituese të Grantit të Performancës Komunale për vitin 2025. Kësisoj Prizreni, Suhareka dhe Dragashi do të përfitojnë gjithsejtë 3.4 milionë euro nga ky grant.
Komuna e Prizrenit do të përfitojë mbi dy milionë euro.
“Komuna jonë ka fituar Grantin e Performancës Komunale për vitin 2025, nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe donatorët, sipas performancës së komunës për vitin 2023, me një shumë totale prej 2,047,132.85 euro”, thuhet në njoftimin e kësaj komune, raporton Telegrafi.
Tutje theksohet se ky sukses është rezultat i një pune ekipore dhe përkushtimit për t’i arritur standardet më të larta të performancës gjatë vitit 2023, sikurse që është dëshmi edhe për qeverisje të mirë, transparente dhe të orientuar drejt qytetarit.
“Mjetet e fituara do të përdoren për të financuar projekte që ndikojnë drejtpërdrejt në përmirësimin e jetës së qytetarëve tanë, duke përfshirë: Agjendën e gjelbër – energji më efikase dhe qëndrueshmëri mjedisore dhe Gjithëpërfshirjen – projekte që promovojnë barazinë gjinore dhe përfshirjen sociale”, thuhet në njoftim.
Ndërkaq kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ka theksuar se kjo komunë do të përfitojë 931,381.23 euro nga Granti i Performancës.
Sipas tij, ky sukses, vjen si rezultat i punës së mirë në të gjitha drejtoritë komunale dhe sektorët tjerë në vitin 2023.
“Kjo shumë do të shërbej për investime në vitin 2025, natyrisht në shërbim të qytetarëve”, është shprehur Muharremaj, raporton Telegrafi.
Ndërsa Komuna e Dragashit ka njoftuar se kjo është hera e tretë radhazi që përfiton Grantin e Performancës nën udhëheqjen e kryetarit Bexhet Xheladini me ekipin e tij qeverisës, dhe me punën e përbashkët me Kuvendin e Komunës dhe administratën komunale.
Sipas njoftimit shuma e grantit është 435,564.82 euro.
“Nga këto mjete do të përfitojnë të gjithë qytetarët e Komunës sonë, përmes projekteve të shumta të cilat do të realizohen vitin që po vjen”, thuhet në njoftimin e Komunës së Dragashit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
“Ngjarjet në ndeshjen ndaj Espanyol kanë tejkaluar çdo kufi të gabimit njerëzor” - Real Madridi reagon ashpër ndaj gjykimit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
“Grupi ‘Fisnikët’ u larguan kur erdhi ajo”, Banorët për Rozanën: Më mirë të dalë jashtë, të ruajë pak fytyrë që i ka ngelur
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Trudeau: Tarifat amerikane në Kanada u ndërprenë për 30 ditë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze