LAJMI I FUNDIT:

Janevska: Janë mbyllur pesë institute shkencore private

Janevska: Janë mbyllur pesë institute shkencore private

Janë mbyllur 5 institute shkencore private dhe në 15 janë konstatuar parregullsi, të cilat janë detyruar t’i heqin brenda një afati të përshtatshëm. Ky është rezultati i kontrollit të deritanishme nga komisioni në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës i krijuar për këtë qëllim, njoftoi ministrja e MASH, Vesna Janevska.

“Disa nga institutet janë të mbyllura për shkak të pasivitetit, e disa për shkak se nuk i kanë plotësuar kushtet ligjore për punë. Aty ku kemi konstatuar parregullsi, është lënë afat që të hiqen për tre muaj. Por mendoj se numri i instituteve të mbyllura shkencore do të jetë më i madh”, tha Janevska për “Alfa”.

Ministrja e Arsimit tha se vetëm dy institute i plotësuan plotësisht kushtet për punë.


Janevska theksoi se disa institucione arsimore nuk kanë dashur të bashkëpunojnë gjatë inspektimeve, madje disa prej tyre kanë kërcënuar punonjësit e ministrisë.

“Gjithçka që bëjmë është për arsim më të mirë, asnjë aktivitet nuk ka sfond politik. Ky është paralajmërimi i parë për të ndaluar kërcënimet, dhe e radhës do të jetë raportimi dhe në bazë të kësaj do të veprojnë institucionet tjera kompetente”, shtoi Janevska./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Drejtësi
Gjeneral Jashari merr pjesë në takimin e Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës

Gjeneral Jashari merr pjesë në takimin e Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës

Siguri
31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”

31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”

Drejtësi
Hoxhaj: Qeveria Kurti ka lënë Kosovën në terr diplomatik, nën sanksione - nuk iu beson më askush

Hoxhaj: Qeveria Kurti ka lënë Kosovën në terr diplomatik, nën sanksione - nuk iu beson më askush

Politikë
Kalo në kategori