LAJMI I FUNDIT:

Vdiq ish-kryeministri më jetëgjatë i Indisë

Vdiq ish-kryeministri më jetëgjatë i Indisë

Ish-kryeministri indian, Manmohan Singh ka ndërruar jetë në moshën 92-vjeçare.

Singh ishte një nga kryeministrat me shërbim më të gjatë të Indisë dhe konsiderohej arkitekt i reformave kyçe për liberalizimin ekonomik. Ai shërbeu si kryeministër nga viti 2004 deri në 2014 dhe më parë si ministër i Financave.

Raportohet se ai ishte shtruar në një spital në kryeqytetin Delhi pasi gjendja shëndetësore iu përkeqësua, shkruan bbc.


Singh ishte lideri i parë indian pas Jawaharlal Nehru që u rizgjodh pas përfundimit të një mandati të plotë të parë dhe gjithashtu ishte i pari Sikh që mbajti postin më të lartë në vend. Ai kërkoi falje publike në parlament për trazirat e vitit 1984, ku u vranë rreth 3000 Sikh.

Megjithatë, mandati i tij i dytë si kryeministër u njollos nga një seri akuzash për korrupsion që tronditën administratën e tij.

Skandalet, sipas shumë vetave, ishin pjesërisht përgjegjëse për humbjen e rëndë të partisë që drejtoi “Kongresi” në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2014.

Manmohan Singh lindi më 26 shtator 1932, në një fshat të largët në provincën Punjab të Indisë së pandarë, që nuk kishte as ujë dhe as energji elektrike.

Pasi ndoqi Universitetin Panjab, ai përfundoi një master në Universitetin e Kembrixhit dhe më pas një doktoraturë në Oksford.

Ndërsa studionte në Kembrixh, mungesa e fondeve e shqetësonte Singh-un, ka shkruar vajza e tij, Daman Singh, në një libër mbi prindërit e saj. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump thotë se SHBA-të do të marrin

Trump thotë se SHBA-të do të marrin "zonën e shkatërruar" të Gazës dhe do ta bëjnë atë "rivierën e Lindjes së Mesme"

Azia
Stuhia e Saharasë që mbuloi me pluhur radioaktiv Evropën në vitin 2022- shkencëtarët zbulojnë gjurmë tronditëse të testeve bërthamore

Stuhia e Saharasë që mbuloi me pluhur radioaktiv Evropën në vitin 2022- shkencëtarët zbulojnë gjurmë tronditëse të testeve bërthamore

Botë
Musk befason të gjithë, angazhon të rinj e papërvojë për të reduktuar shpërdorimet në qeveri

Musk befason të gjithë, angazhon të rinj e papërvojë për të reduktuar shpërdorimet në qeveri

Amerika
Zelensky ofron furnizim me minerale për SHBA-në në këmbim të mbështetjes ushtarake

Zelensky ofron furnizim me minerale për SHBA-në në këmbim të mbështetjes ushtarake

Evropa
Ç'është fentanili që u bë shkas për tarifat e Trumpit dhe a përdoret në Kosovë?

Ç'është fentanili që u bë shkas për tarifat e Trumpit dhe a përdoret në Kosovë?

Amerika
SHBA-ja tërhiqet nga Këshilli i të Drejtave të Njeriut i OKB-së dhe UNRWA

SHBA-ja tërhiqet nga Këshilli i të Drejtave të Njeriut i OKB-së dhe UNRWA

Amerika
Kalo në kategori