Antoaneta Dimovska: Nuk tërhiqem nga KD i Akademisë së gjykatësve dhe prokurorëve publikë
Gjykatësja Antoaneta Dimovska nuk mendon që të tërhiqet nga Këshilli drejtues i Akademisë së gjyqtarëve dhe prokurorëve publikë për shkak se sipas saj nuk ka konflikt të interesave.
Në seancën e sotme të Këshilliz Gjyqësor, Dimovska deklaroi se nuk mendoj që të tërhiqet dhe të japë dorëheqje nga anëtarësimi në Këshillin drejtues të Akademisë për gjykatës dhe prokurorë publikë në shkrimin nga KSHPK për gjoja konflikt intetresi, sepse konsideron se nuk është shkelur ligji dhe nuk ka konflikt interesi.
“Nëse do të kisha konflikt interesi, nëse do të kishte ndalesë për anëtarësimin tim, mund të diskutonim këtu nëse jam gjyqtar apo jo. Unë jam gjyqtar, por me leje dhe askund në ligj nuk ka një ndalim që një gjyqtar që ka detyrën në pushim të mos jetë anëtar i Këshillit drejtues. Praktika e mëparshme e anëtarësimit të gjyqtarëve anëtarë të Këshillit Gjyqësor dhe KD e vërteton këtë. Unë nuk tërhiqem në parim sepse deklaroj me përgjegjësi para opinionit publik se nuk kam konflikt interesi. Ndoshta ka disa anëtarë që kanë konflikt interesi, kjo është puna e tyre. Unë nuk kam një fëmijë që është në Akademi, nuk kam pse të mos jem anëtar. Unë jam gjyqtare dhe për dallim nga anëtarët që nuk janë gjyqtarë, mandati im në këtë organ do të përfundojë kur të mbush 64 vjeç, nëse ky ligj është ende në fuqi”, tha Dimovska.
Ajo i është përgjigjur pyetjes së anëtarit të Këshillit Gjyqësor, Selim Ademi se a po mendon të largohet dhe të japë dorëheqje nga Këshilli drejtues i Akademisë, pas letrës së KSHPK-së, pasi Haniv Zendeli paraprakisht ka dhënë dorëheqje nga KD i Akademisë.
Sipas Dimovskës, pse kolegu Haniv është tërhequr është vendim i tij, por, thotë, nuk duhet të hyjë në arsyet e saj, sepse nuk e ka shkelë ligjin.
“Nëse mendoni se duhet të më revokoni, kjo është e drejta juaj. Nëse mendoni se duhet të revokohem, vendoseni si pikë të rendit të ditës, por unë personalisht besoj dhe pretendoj se nuk ka arsye”, nënvizoi gjyqtarja Dimovska.
Gjyqtari Aleksandar Kambovski tha se pret që dy anëtarët e Këshillit Gjyqësor të tërhiqen nga KD i Akademisë. Sipas tij, nuk bëhet fjalë për shkelje apo konflikt interesi, sepse e kanë konstatuar, por duke tërhequr vetëm një anëtar, ai beson se brenda Këshillit Gjyqësor do të dërgohet një mesazh përçarjeje, gjegjësisht disa anëtarë besojnë se ka shkelje apo konflikt interesash, dhe të tjerë se nuk ekziston.
Gjyqtarja Vesna Dameva, nga ana tjetër, tha se dorëheqja e Zendelit është pranuar në seancën e kaluar dhe se ajo konsiderohet vepër personale dhe se nuk është për shkak të paligjshmërisë apo të ngjashme.
Këshilli Gjyqësor në seancën e sotme pasdite zgjodhi Ali Aliun, gjyqtar nga Gjykata e Apelit të Gostivarit, për anëtar të KD të Akademisë së gjyqtarëve dhe prokurorëve publikë. Për këtë pozitë është propozua edhe gjyqtarja Emine Murati, po ashtu nga zona e Apelit të Gostivarit, por Aliu u votua me më shumë vota, pasi siç u tha, ai ka një mandat më të gjatë në këtë gjykatë, ndërsa gjyqtarja Murati para pak kohësh është zgjedhur gjyqtar i Gjykatës së Apelit Gostivar.
Këshili gjyqësor, pas një pjese të pikave që janë vendosur në rend dite ka vendosur të veprojë në seanca të mbyllura konforn nenit 39 pika 2 e ligjit për Këshill Gjyqësor. Bëhet fjalë për: Vendimin për Njoftim të Komisionit për gjendjen e konfirmuar faktike pas kërkesave të parashtruara për vërtetimin e përgjegjësisë së gjykatësit/ kryetar i gjykatës, Debati për Raportin për situatën e konstatuar pas kërkesës së së parashtruar për vërtetimin e përgjegjësisë së gjykatësit/kryetar i gjykatës, Miratimin e vendimit pas kthimit administrativ të letrave nga Gjykata Supreme e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Formimin e Komisionit të raportuesve pas kërkesës së parashtruar për konfirmimin e përgjegjësisë së gjykatësit/kryetar i gjykatës dhe marrjen e vendimeve për ndryshimin e komisioneve.
Pasdite Këshillit Gjyqësor e rrumbullaksi debatin rreth parashtresave dhe ankesave tjera të qytetarëve dhe personave juridikë për punën e gjyqtarëve, kryetarëve të gjykatave dhe gjykatave. Në Komisionin për sajber krim Këshilli Gjyqësor sot i emëroi Xheneta Bektoviq dhe Aleksandar Kambovski si gjyqtarë penalë, për të marrë pjesë në këtë komision dhe Danka Ristova dhe Haniv Zendeli janë caktuar si përfaqësues të tij në Grupin ndërinstitucional punues për kryerjen e hetimeve financiare dhe konfiskimit të pasurisë.
Në pjesën e parë të seancës para pushimit, paraprakisht sot Këshilli Gjyqësor i Republikës së Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e sotme mori vendime për emërimin e gjykatësve Bekim Mehmedi dhe Mirosllav Georgievski për u.d. kryetarë në Gjykatën e Apelit Gostivar dhe Gjykatën Themelore Kratovë.
Në mbledhje ishin zgjedhur edhe tre gjykatës në Gjykatën e Apelit dhe nëntë gjykatës në GJTH Shtip. Ishin miratuar edhe kërkesat për shpenzime rrugore në vlerë të transportit me autobus në bazë të kushteve ligjore, të dy gjykatësve të apelit të cilët e kryejnë funksionin në komunë tjetër, në të cilën nuk jetojnë. Gjykatësja Suzana Milevska nga Probishtipi – Shtip, e cila tashmë është zgjedhur gjykatëse në GJA në Shtip në relacionin Probishtip – Shtip dhe për Lupço Spirovski i zgjedhur gjykatës në GJA Shtip për kompensim të shpenzimeve për transport në relacionin Shkup – Shtip.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNë Prishtinë zbulohet laboratori i sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve
“Ua hoqa maskën dhe qeben”, Haradinaj i përgjigjet Gërvallës: Gjeneral jam me gradën e parë të UÇK-së
Vazhdon dëshminë Naser Krasniqi, tregon për shumat që obligoheshin të paguanin mërgimtarët për UÇK-në dhe luftën
Konfirmohet fajësia për vrasësit e Enver Hadrit në Belgjikë, mbetet dënimi i përjetshëm
Bllokimi i rrugëve nga protestuesit në Serbi, apelohet që të shmanget kalimi kufitar në Jarinë
Coca-Cola urdhëron tërheqje masive të pijeve në Evropë, flasin nga Agjencia e Ushqimit të Kosovës
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Më të lexuarat
Boom, aeroplani supersonik amerikan përfundon me sukses fluturimin e parë – arrin shpejtësinë prej 1,358 kilometra në orë
Kroos ka zbuluar se si kishte arritur marrëveshje me klubin e Ligës Premier, por ata shkarkuan trajnerin
Injorimi dhe mosmirënjohja që ia bëri pas fitores në Big Brother VIP Kosova, Driloni i përgjigjet Edit pas akuzave
Laporta synon ta lumturojë Flickun me transferimin e sulmuesit që ka klauzolë 100 milionë euro
New York Times për protestat në Serbi: Vuçiq "sakrifikoi" kryeministrin në përpjekje për t’i qetësuar protestuesit
Zinedine Zidane emëron klubin e madh për të cilin është penduar që nuk luajti gjatë karrierës së tij