Lëvizja FOL ka identifikuar një sërë mangësish në zbatimin e Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale në institucionet publike.
Gjatë publikimit të raportimit “Niveli i zbatimit të Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale në institucionet publike – Raport mbi rezultatet e anketës”, u tha se institucionet nuk po i kryejnë obligimet e parapara me ligj.
Albana Hasani nga Lëvizja Fol, tha se ky raport ka për qëllim skanimin e situatës aktuale të mbrojtjes së të dhënave aktuale personale në institucionet publike.
“Të dhënat e këtij raporti janë grumbulluar përmes kërkesave për qasje në dokumente publike të drejtuar të gjitha institucioneve publike. Rrjedhimisht në këtë raport janë përfshirë të dhënat e 105 institucioneve publike. Ndonëse një pjesë e tyre nuk na u janë përgjigjur fare në kërkesat tona. Gjatë hulumtimit dhe gjatë rrugës të përpilimit të këtij raporti janë identifikuar një sërë mangësish në kuptim të respektimit të obligimeve që rrjedhin nga Ligji për Mbrojtjen e të Dhënave Personale nga institucionet publike”, deklaroi ajo.
Hasani theksoi se pjesa më e madhe e institucioneve nuk i kanë hartuar politikat e pavarësisë, për çka tha se konsiderohen dokumente kryesore për të siguruar sigurinë e të dhënave.
“Nga 105 institucione publike të cilat të cilat i janë përgjigjur kërkesave tona për qasje në dokumente publike, 92 prej tyre apo 88 për qind e institucioneve i kanë emëruar tashmë përgjegjësit për mbrojtjen e të dhënave personale…Ndërkohë 13 institucione të tjera apo 12 për qind e tyre ende nuk e kanë përmbushur këtë obligim parësor të paraparë me ligj.
Krahas progresit të arritur, kjo tregon që mbetet ende punë për tu bërë për tu siguruar që të gjitha institucionet publike i kanë caktuar zyrtarët përgjegjës për mbrojtjen e të dhënave personale. Pjesa më e madhe e institucioneve publike, përkatësisht 82 sosh apo 78 për qind e institucioneve nuk i kanë hartuar dhe publikuar politikat e privatësisë”, shtoi ajo.
Ajo theksoi se vetëm katër institucione kanë konfirmuar që kanë pasur ankesa nga qytetarët për mbrojtjen e të dhënave.
Edhe komisionerja për informim dhe privatësi, Krenare Sogojeva ka pohuar se gjendja nuk është e mirë.
“Raporti tregon një gjendje jo të mirë, e kjo tregon edhe ndërgjegjësimin tonë si qytetarë në raport me mbrojtjen e privatësisë tonë. Fakti që në institucione janë paraqitur numër shumë i vogël prej 2 për qind të ankesave për mbrojtjen e të dhënave personale, kjo do të thotë që qytetari nuk e njeh të drejtën e vet të privatësisë.
Agjencia për Informim dhe Privatësi prej funksionalizimit të saj tash e tri vjet e gjysmë, vetëm sivjet ne kemi bërë për mbi 300 fushata ndërgjegjësuese. Është e dhimbshme që institucionet nuk e kanë trajtuar obligimin që e kanë ndaj ligjit për t’i trajnuar zyrtarët e vet, për t’i bërë politikat e privatësisë dhe t’i kryejnë të gjitha obligimet”, përfundoi ajo. /kp/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGrenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze