LAJMI I FUNDIT:

Ushtarët e Koresë së Veriut po gjurmohen dhe vriten nga dronët ukrainas, publikohen pamje

Ushtarët e Koresë së Veriut po gjurmohen dhe vriten nga dronët ukrainas, publikohen pamje

Trupat e Koresë së Veriut po gjurmohen dhe vriten nga dronët kamikazë ukrainas në vijën e frontit në Kursk.

Në internet janë shfaqur disa video të ushtarëve që duket se janë koreano-veriorë që luftojnë në vijën e frontit.

Në grupin e fundit të pamjeve, dronët mund të shihen duke fluturuar rreth trupave, përpara se të nisen drejt tyre për sulm.


Bëhet e ditur se Koreja e Jugut ka pohuar se një në 10 ushtarë të Koresë së Veriut të dërguar në Ukrainë janë vrarë ose plagosur në javët e para të luftimeve.

Statistikat u ndanë të hënën nga grupi i Shefave të Përbashkët të Shtabit të Seulit (JCS), i cili tha se kishte shenja se Pheniani po përgatitej të dërgonte më shumë trupa në Rusi.

Pheniani ka dërguar mijëra trupa për të përforcuar ushtrinë ruse, duke përfshirë rajonin kufitar Kursk, shkruan yahoonews, përcjell Telegrafi.

“Nëpërmjet burimeve të ndryshme të informacionit dhe inteligjencës, ne vlerësojmë se trupat e Koresë së Veriut që janë angazhuar kohët e fundit në luftime me forcat ukrainase kanë pësuar rreth 1,100 viktima”, tha JCS në një deklaratë.

JCS shtoi se Pheniani po “përgatiste për rotacion ose vendosje shtesë” të ushtarëve të Koresë së Veriut për të ndihmuar përpjekjet luftarake të Rusisë.

Inteligjenca sugjeroi gjithashtu se Veriu i armatosur me armë bërthamore po “prodhonte dhe siguronte drone vetëshkatërrues” për ta furnizuar ushtrinë ruse.

“Kjo mund të çojë në një rritje të kërcënimit ushtarak të Veriut ndaj nesh”, tha JCS.

Raportohet se gjetjet e fundit përputhen me një raport të Shërbimit Informativ Kombëtar, i cili informoi politikanët se “Rusia mund të ofrojë përfitime reciproke” për kontributet ushtarake të Koresë së Veriut, duke përfshirë “modernizimin e armatimit konvencional”.

Ndryshe, Koreja e Veriut dhe Rusia kanë forcuar lidhjet e tyre ushtarake që nga agresioni rus në Ukrainë në shkurt 2022.

Një pakt historik i mbrojtjes midis Phenianit dhe Moskës, i nënshkruar në qershor, hyri në fuqi këtë muaj.

Ekspertët kanë thënë se Kim Jong-un, udhëheqësi i Koresë së Veriut, është i prirur të marrë teknologji të avancuar nga Rusia – dhe përvojë luftarake për trupat e tij.

Ndërkohë, Koreja e Jugut dhe Ukraina njoftuan muajin e kaluar se do të thellojnë bashkëpunimin për sigurinë në përgjigje të “kërcënimit” të paraqitur nga vendosja e trupave të Koresë së Veriut. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"Trump ka të drejtë", thotë kryediplomatja e BE-së ndërsa kërkon ‘të përgatitemi për më të keqen’ në raport me Rusinë

Botë
Pas vendimit të Trumpit, anulohen fluturimet e refugjatëve drejt SHBA-së

Pas vendimit të Trumpit, anulohen fluturimet e refugjatëve drejt SHBA-së

Amerika

"Gjesti flet vetë": Gjermanët reagojnë ashpër ndaj “përshëndetjes naziste” të Musk

Botë
Trump fali themeluesin e Silk Road, i cili u dënua me burgim të përjetshëm për shitje droge

Trump fali themeluesin e Silk Road, i cili u dënua me burgim të përjetshëm për shitje droge

Amerika
Skena të rralla nga Florida - stuhi dëbore mbuloi parajsën tropikale, dimër i paharrueshëm

Skena të rralla nga Florida - stuhi dëbore mbuloi parajsën tropikale, dimër i paharrueshëm

Amerika

"Bëhu serioz", presidenti i Panamasë reagon me nervozizëm ndaj pyetjes së "pushtimit" të kanalit nga ana e Trumpit

Amerika
Kalo në kategori