BQK përmbyll paraaplikimin për SEPA të Komisionit Evropian me dorëzimin e aplikacionit të përditësuar
Banka Qendrore e Republikës së Kosovës më datën 20 dhjetor 2024 dorëzoi paraaplikacionin e përditësuar me ligjet përkatëse të miratuara nga Kuvendi dhe rregulloret e nxjerra nga Bordi i BQK-së, në plotësim të paraaplikimit të dorëzuar më 14 tetor 2024.
Sipas njoftimit, paraaplikimi paraprak referohej në draft ligjet si ishin në atë kohë, por DG FISMA si autoritet kompetent i Komisionit Evropian njoftoi me shkrim se të njëjtat mund të shqyrtohen vetëm pas miratimit përfundimtar të legjislacionit përkatës.
“Prandaj, menjëherë pas miratimit të tri ligjeve të rëndësishme për sektorin financiar dhe që lidheshin direkt me procesin e anëtarësimit në Zonën Unike të Pagesave në Euro (SEPA), si: Ligji për Bankat, Ligji për Shërbimet e Pagesave dhe plotësimin/ndryshimin e Ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terrorizmit, nga Kuvendi i Republikës së Kosovës (më datën 05 dhjetor 2024), Bordi i BQK-së miratoi njëzet rregulloret përkatëse (me datën 17 dhjetor 2024) të cilat hyjnë në fuqi vetëm me hyrjen në fuqi të ligjeve respektive”.
“Këto krijuan mundësitë për kompletimin e procesit të paraaplikimit në SEPA, me pakon legjislative dhe rregullative”.
BQK thotë se ligjet dhe rregulloret e lartpërmendura ishin identifikuar si kritere të domosdoshme për plotësimin e paraaplikimit për t’i dhënë mundësi institucioneve relevante të Komisionit Evropian të procedojnë më tej me realizimin e kësaj faze të shqyrtimit preliminar të përmbushjes së kritereve nga ana e Kosovës, në pajtim me praktikën që kanë ndjekur për vendet e rajonit.
“Pas këtij hapi, në varësi të trajtimit nga Komisioni Evropian të çështjeve lidhur me hyrjes në fuqi të këtyre ligjeve, nëse shqyrtimet procedurale kushtetuese të ngritura sa i përket procedurës së miratimit të ligjeve (jo edhe përmbajtjes së tyre), nuk pengojnë procesin e rëndësishëm të vlerësimit të paraaplikimit, presim që Kosova të marr edhe vlerësimet rreth nivelit të përmbushjes së kritereve ligjore dhe teknike për anëtarësim në SEPA”, theksohet tutje.
Hyrja në fuqi e ligjeve dhe rregulloreve sipas BQK mundëson përmbylljen e këtij procesi preliminar dhe përgatitjen e aplikacionit përfundimtar.
“Ky hap mundëson që DG FISMA të ofrojë një vlerësim të plotë, me komentet dhe rekomandimet e mundshme, para se të dorëzohet aplikacioni i finalizuar te Këshilli Evropian i Pagesave (EPC), ndërsa një vendim përfundimtar për anëtarësimin e Kosovës në SEPA mund të pritet vitin e ardhshëm, si pjesë e iniciativës më të gjerë të integrimit të Ballkanit Perëndimor, nëse nuk paraqiten vonesa që ndikojnë ecurinë e këtij procesi”.
BQK shpreh mirënjohjen për bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme nga Komisioni Evropian, Banka Botërore dhe partnerë të tjerë për arritjen e dorëzimit të paraaplikimit.
Njëkohësisht, BQK shpreh falënderimin për institucionet e Republikës së Kosovës për kontributin dhe mbështetjen gjatë procesit të para-aplikimit, duke shprehur besimin në angazhimin e vazhdueshëm që procesi i ligjeve relevante të qartësohet sa më shpejtë që të jetë e mundur, marrë parasysh rëndësinë e anëtarësimit në SEPA dhe përfitimeve të gjithanshme prej saj.
Integrimi në SEPA pritet të sjellë përfitime të konsiderueshme ekonomike dhe financiare, ku përveç aspekteve tjera integruese, qytetarëve dhe bizneseve pritet t’ju sjell një kursim vjetor rreth 55 milionë euro nga tarifat për transferet ndërkombëtare, të vlerësuar nga Grupi i Ekspertëve Gjerman (GET)./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në rehati dhe cilësi - Blini banesën tuaj në Elsa Residence!
Eksperienca e blerjes që dallon - Emona Center më i liri në treg!
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3
Jetoni si sheik në bregdetin shqiptar
Avedo Kosova - Një mundësi e re për Gjilanin!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova